Prill 13, 2018 10:10 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ejani me ne në Iran". Në Edicionin e kaluar filluan udhëtimin tonë në provincën Ardebil në veriperëndim të Iranit dhe u njohëm me pamjen natyrore të kësaj province. Në këtë edicion do të shkojmë në qytetin historik Ardebil, qendër e kësaj province dhe do të njihemi më shumë me këtë qytet.

Në mesin e bjeshkëve Talesh dhe Sabalan dhe në mesin e një fushe të gjerë shtrihet qyteti historik dhe i bukur me emrin Ardebil. Qytet i cili ka shumë burime të ujit, ka klimë të freskët dhe tokë pjellore. Ardebili nga aspekti i kushteve gjeografike, kryesisht ka dimra të ftohtë dhe verë me klimë mesatare. Sipas librit "Hudude Alem" të shkruar në shekullin e katërt hixhri kameri, mësohet se emri "Ardebil" është një fjalë e gjuhës Avestaij e cila është përbërë nga dy fjalë "arta" me kuptim "të shenjtë" dhe "vil" me kuptim të "qytetit". Në këtë mënyrë "Artavil" do të thotë "qyteti i shenjtë" që më pas me kalimin e kohës kjo fjalë është ndryshuar në formën "Ardebil". Sot banorët e rajonit Talesh në provincën Ardebil, qytetin Ardebil akoma e quajnë "Ardevil" që do të thotë "zonë e shenjtë".

Qyteti Ardebil pas qytetit Tabriz, është qyteti i dytë i rëndësishëm historik i rajonit Azerbajxhan të Iranit. Emri Ardebil në mbishkrimet mbi pllakat prej dheu të gjuhës Sumeri është shkruar në Formën "Arta" ose "Artata", gjë që lashtësinë e këtij qyteti e çon deri në 5000 vjet. Disa arkeologë gjithashtu në bazë të dëshmive dhe objekteve që janë gjetur gjatë gërmimeve arkeologjike, besojnë se rajoni Ardebil të paktën që nga mileniumi i gjashtë para erës së re, ka qenë rajon i banuar. Natyrisht se zbulimet e fundit të objekteve të gdhendura mbi gurë në rajonin Moradlu të Ardebilit, vërtetojnë historinë 40 mijë vjeçare në rajonin e Ardebilit. Ardebili gjatë kalimit të kohës ka përjetuar shumë batica dhe zbatica. Ky qytet në kohën e sundimit të dinastisë Emebite, ishte qendër e pushtetit lokal në rajonin Azerbajxhan, mirëpo në vitin 617 hixhri kameri (1120) u sulmua nga mongolët dhe pësoi dëme të mëdha. Në shekullit e dhjetë hixhri kameri (16) me ardhjen në pushtet të dinastisë Safavite, qyteti Ardebil përsëri nga aspekti politik dhe ekonomik, u vendos në mesin e qyteteve të rëndësishme të Iranit. Nga ana tjetër, ndodhja e qytetit Ardebil në rrugën kryesore tregtare mes Iranit dhe Evropës gjatë kësaj periudhe, ka shtuar edhe më shumë rëndësinë e këtij qyteti. Objektet historike të mbetura nga periudha e dinastisë Safavite në Ardebil, vërtetojnë rëndësinë e këtij qyteti në atë periudhë. Ndër objektet historike më të njohur të asaj periudhe në Ardebil mund të përmendet tyrbja ose mauzoleu i Shejkh Safiudin Ardebili. Pas shkatërrimi të dinastisë Safavite gjatë zhvillimeve të ndryshme historike, qyteti Ardebil humbi rëndësinë dhe zhvillimin e vetë. Mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit, në vitin 1372 të kalendarit iranian që përkon me vitin 1993, u krijua provinca e Ardebilit dhe ky qytet u bë qendër e kësaj province.

Miq të nderuar më lartë thamë se ekzistenca e objekteve dhe veprave të çmuara historike nga periudha e dinastisë Safite, tregon rëndësinë e qytetit Ardebil në këtë periudhë. Në vazhdim të këtij edicioni do të prezantojmë një prej objekteve të çmuara historike të Ardebilit i cili është regjistruar edhe në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Ky objekt është tyrbja ose mauzoleu i Shejkh Safiudin Ardebili, gjyshi i mbretërve të dinastisë Safavite, që ndodhet në qendër të qytetit Ardebil. Objekti i parë i kësaj tyrbe i përket gjysmës së parë të shekullit 8 h.k (shek. 14). Mirëpo më pas gjatë kohës dhe sidomos gjatë periudhës së sundimit të dinastisë Safavite, kësaj tyrbe i janë shtuar edhe objekte të tjera në mënyrë që sot të gjitha ato kanë krijuar një kompleks historik shumë të çmuar dhe të bukur. 

Tyrbja e Shejkh Safiudin Ardebilit që është një objekt i pashoq në mesin e monumenteve fetare, përmban disa objekte që të periudhave të ndryshme historike që për herë të parë mbreti Tahmasat i dinastisë Safavite i ka ndërtuar ato në formë kompleksi të unifikuar. Më pas mbreti Abas i dinastisë Safavite ka ndërtuar edhe disa objekte të tjera në këtë kompleks. Rëndësia e madhe këtij monumenti historiko-fetar në përgjithësi është për arsye të lidhjes së këtij monumenti me dinastinë Safavite. Pasardhësit e mbretëve të dinastisë Safavite dhe gjithashtu mbreti Ismaili i Parë i kësaj dinastie që të gjithë janë varrosur në këtë kompleks historik. Ky kompleks nga aspekti i arkitekturës islame, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Secili nga objektet e veçanta të tij, janë të pashembullta. Objektet që i përkasin Tyrbes së Shejkh Safiudin Ardebili përbëhen nga porta hyrëse, hajati i madh, hajati i vogël ose korridoret e hapura, salloni i tyrbes, xhamia Xhent Sara, oborri i varrezave, vendi i martirizimit dhe hapësira tjetër e quajtur "Çele Khane". Pjesët kryesore të kësaj tyrbe gjithashtu përfshinë hajatin dhe hapësirën me harqe, hapësira ku ndodhet varri i Shejkh Safiudin Ardebilit, hapësira ku ndodhet varri i mbretit Ismail dhe ambiente të tjera shoqëruese.

Objekti kryesor i varrit të Shejkh Safiudin Ardebili është një kull në formë cilindri mbi të cilin është ndërtuar edhe një kupolë. Kjo kupolë e cila njihet me emrin "Kupola Allah, Allah", është prej kupolave me dy mbuloja dhe mbi pjesën e jashtme të murit të saj në mënyrë artistike dhe me zbukurime të pllakave të kaltra mbi tullat e saj është shkruar emri "Allah, Allah". Arkitektura e kupolës "Allah, Allah" është në atë mënyrë që mund të qëndrojë përball tërmeteve të mëdha. Kjo arkitekturë është treguar e suksesshme për arsye se gjatë kohës kjo kupolë i ka rezistuar edhe tërmeteve të fuqishme. Pjesë tjetër interesante për ta vizituar në këtë kompleks historiko-fetar është edhe objekti i quajtur "Kandilkhane". Objekti i quajtur "Kandilkhane" ose "Darul-Hafidh" i cili është edhe pjesa e parë e ndërtesës së tyrbes, është një sallon me gjatësi 11.5 m dhe me gjerësi 6 m që është përdorur si dhomë për mësimin dhe hifzin e Kur'anit të shenjtë nga hafëzët dhe komentuesit e Kur'anit. Në katin e dytë të Kandilkhanes janë paraparë ballkone të brendshme për tu shfrytëzuar nga femrat pjesëmarrëse në ceremonitë fetare. Muret e Kandilkhanes kanë llojin më të bukur të pikturave të krijuara mbi gjips dhe të zbukuruar me ujë floriri. Në këto piktura kryesisht janë paraqitur plane të luleve dhe kaçubave me ngjyra natyrore.

Në shekullin 10 h.k. (shek. 16), mbreti Tahmasat i Parë i dinastisë Safavite ka urdhëruar të punohet një tapet për Khandilkhanen dhe plani i atij tapeti në formë të zbukuruar me ujë floriri të pikturohet mbi tavanin e kupolës së Kandilkhanes. Ky tapet pasi është punuar me dorë, deri në fund të shekullit 19, ishte në dysheme të Kandilkhanes, mirëpo gjatë kësaj kohe e cila ka përkuar me sundimin e mbretërve të dinastisë Ghaxharite në Iran, nëpërmjet një shtetasi anglez është larguar nga Ardebili dhe aktualisht ruhet në muzeun "Victoria Albert Hall" të Londrës si tapeti më i çmuar dhe më i bukur i periudhës së dinastisë Safavite me emrin "Tapeti i Ardebilit". Ky tapet ka 33 milionë nyje dhe është e gjatë 11 m dhe e gjerë 5 m, ndërsa plani i saj është novator.

"Çinikhane" gjithashtu është një tjetër objekt i këtij kompleksi. "Çinikhane" është një prej salloneve më të bukura të ndërtuar në periudhën e sundimit të mbretit Abas të dinastisë Safavite në Ardebil. Ky sallon ndodhet në pjesën lindore të Kandilkhane në mauzoleun e Shejkh Safiudin Ardebili i cili ka katër frone të mbretit dhe harqe të bukura dhe të zbukuruara me pllaka prej gjipsi. Pikturat, zbukurimet me ujë floriri dhe harmonia e ngjyrave me tavanet e zbukuruar të harqeve me lule dhe piktura të ndryshme, ka krijuar një kryevepër e cila mahnitë çdo vizitorë. Çinikhane ose hapësira e zbukuruar me parcelon ka 1206 katrore ose kutia në të cilat janë vendosur dhuratat prej parceloni që janë sjell nga Kina për mbretin e dinastisë Safavite me rastin e ripërtëritjes së Rrugës së Mëndafshit. Aktualisht kjo hapësirë është shndërruar në muze dhe në këtë hapësirë ruhen disa enë dhe punime prej parceloni që i përkasin këtij kompleksi, ruhen manuskripte dhe dorëshkrime të Kur'anit të shenjtë, objekte historike dhe gjëra të vjetra që i përkasin periudhave të ndryshme islame dhe para islame. Për çdo vit me mijëra turistë iranianë dhe të huaj shkojnë në qytetin historik Ardebil për të vizituar mauzoleun ose Tyrben e Shejkh Safiudin Ardebili.

Tags