Abu Nasr Muhamed bin Muhamed Tarkhani i njohur me epitetin Farabi, ka lindur rreth vitit 257 hixhri kameri (870 të erës së re) në fshatin Vasixh në rajonin Parab (Farab) në qytetin Fararud i cili sot është qyteti Otrar në jug të Kazakistanit, ose sipas një versioni tjetër, ai ka lindur në Parab (Farab) të Khorasanit, që aktualisht ndodhet në Afganistan. Të dy këto rajoni në kohën në të cilën ka lindur Farabi, konsideroheshin pjesë e territorit të Iranit. Babai i tij ishte Muhamed bin Uzlagh një prej gjeneralëve të ushtrisë së dinastisë Samanjan e cila ka sunduar në këtë rajon nga viti 819 deri në vitin 1004 të erës së re). Farabi ishte një gjeni i cili është shfaqur në një periudhë shumë të ndjeshme historike dhe ka arritur të ushtrojë ndikim shumë të thellë mbi të menduarin e mendimtarëve pas tij. Ndikimi i Farabiut ka qenë aq i madh sa që ndoshta edhe mund të thuhet se ai me idetë e tij ka mundur të krijojë rrethanat për lulëzimin dhe zhvillimin e civilizimit islam. Brenga kryesore e mendimtarit Farabi ishte lidhja dhe ndërveprimi mes fesë dhe filozofisë. Ai besonte se mes fesë Islame dhe filozofisë greke nuk ekzistojnë kontradikta në thelb dhe nëse ekzistojnë dallime dhe mosmarrëveshje në këtë mes, ato janë në aspektin sipërfaqësor të çështjeve dhe ato mund të mënjanohen duke përdorur interpretimet filozofike.

 

May 18, 2024 20:06 CET