May 18, 2024 20:10 CET

Disa studiues e kanë konsideruar Farabiun si shiit bazuar në përmbajtjen e disa prej veprave të tij. Disa kanë shkuar përtej kësaj dhe besojnë se mësimet e Farabiut, si një përzierje e filozofive aristoteliane dhe neoplatonike, kanë ngjyrë islame dhe veçanërisht janë shumë të afërta me bindjet e shkollës së dymbëdhjetë imamëve (shiite).

Në këtë program serial do të hedhim një vështrim mbi jetën, veprat dhe ndikimet e njërit prej filozofëve më të mëdhenj islam dhe iranian mbi kulturën dhe filozofinë në botën islame.

Përshëndetje miq të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit serial "Mësuesi i Dytë". Në këtë edicion do të njihemi më shumë me njërin prej filozofëve dhe mendimtarëve të mëdhenj të Lindjes dhe të botës islame. Na ndiqni në vazhdim!

Farabi jetoi në shekullin e tretë dhe të katërt të kalendarit hixhri kameri. Në atë kohë, e cila ka përkuar me epokë e sundimit të dinastisë Samanide në Iran, Irani përfshinte një territor gjeografik shumë më të gjerë se sa që ka sot, dhe një pjesë e madhe e Azisë Qendrore, Transoksianisë  dhe Afganistanit ishin pjesë e Iranit dhe Khorasanit në atë kohë. Banorët e këtij rajoni shumica ishin myslimanë dhe gjatë jetës së Farabiut, ata ishin kryesisht myslimanë sunitë dhe më së shumti ndiqnin shkollat fetare hanefi dhe shafiite të Islamit. Por pavarësisht kësaj, shumë studiues besojnë se Farabiu ndiqte shkollën shiite dhe të paktë janë ata që e konsiderojnë atë pasues të ndonjë shkolle tjetër të fesë Islame. Bazuar në tekste autentike dhe bazuar në mendimet dhe bindjet e vetë Farabiut, që pasqyrohen në veprat dhe shkrimet e tij, shumë biografë nuk kanë dyshuar se Farabiu ndiqte shkollë shiite të fesë islame. Disa prej tyre, si Alamah Shejkh Agha Bozorg Tahrani, kanë thënë se kushdo që studion në lidhje me Farabiun, do ta kuptojë se ai i përket shkollë fetare islame të 12 imamëve dhe beson në pastërtinë e imamëve (a.s.).

Disa studiues e kanë konsideruar Farabiun si shiit bazuar në përmbajtjen e disa prej veprave të tij. Disa kanë shkuar përtej kësaj dhe besojnë se mësimet e Farabiut, si një përzierje e filozofive aristoteliane dhe neoplatonike, kanë ngjyrë islame dhe veçanërisht janë shumë të afërta me bindjet e shkollës së dymbëdhjetë imamëve (shiite). Henri Laoust, një orientalist francez, beson se karakteristikat që përmendi Farabiu për udhëheqësin e "Shtetit Ideal" janë të njëjtat karakteristika të imamëve shiitë, veçanërisht Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë dhe njërit prej shokëve më të afërt të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. i cili konsiderohet edhe zëvendësuesi i tij sipas Sheriatit. Ai gjithashtu beson se udhëheqësi i "Shtetit Ideal" (Medine Fadile) mund të gëzojë dobinë e mendjes dhe intelektit aktiv dhe të bashkohet me të. Prandaj, Profeti dhe Imami të dy kanë një shpirt superior dhe janë të bekuar me mirësinë e shenjtë dhe gëzojnë vëmendje hyjnore të veçantë. Ky është mendimi në të cilin beson shkolla shiite.

Profesor Abdullah Ni'me, një dijetar dhe mendimtar i shquar libanez, beson se kushtet, kufijtë dhe atributet e renditura për udhëheqësin e "Shtetit Ideal", janë të njëjtat atribute dhe karakteristika që me të cilat duhet të karakterizohet Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. dhe imamët e pastë (a.s.), sipas shkollë shiite. Prandaj, kushtet dhe atributet të cilat i rendit Farabiu për udhëheqësin e "Shtetit Ideal" janë të bazuara në mendimin e tij shiit. Ai ka thënë në veprën "Tahsil al-Saada" dhe në veprat e tjera politikë të tij se nocionet "imam" dhe "vadi'e navamis" (ai që vendos ligjet e Sheriatit), "sovran absolut", "filozof i përkryer" dhe "presidenti i parë" kanë një kuptim. Pastaj ai i konsideron karakteristikat e tyre si udhëheqës që kanë autoritet absolut. Farabiu gjithashtu beson në këtë bindje se autoriteti i tyre udhëheqës është diçka që kërkohet në bazë të natyrës qenësore të profesionit të tyre. Sipas Farabiut, vëmendja e veçantë hyjnore dhe komunikimi i veçantë me Zotin nëpërmjet intelektit aktiv, janë karakteristika të tjera të këtyre personaliteteve.

Dr. Xhafer Al-Jasin, profesor i filozofisë në Universitetin e Bagdadit, në lidhje me Farabiun, thotë: “Farabiu thekson se të qenit "Imam" ose "Udhëheqës" është në natyrën qenësore të atyre personaliteteve, pavarësisht nëse pranohet apo jo”. Dhe është transmetuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. se ai në një rast ka thënë: "Imam Hasani (a.s.) dhe Imam Husejni (a.s.) janë Imamë, pavarësisht nëse ata ngrihen për të zbatuar urdhrin dhe përgjegjësinë e Imamatit apo jo". Dhe sigurisht që damarët e mendimit shiit të Farabiut nuk janë të kufizuar vetëm në lidhje me diskutimin  rreth "Udhëheqjes Ideale", por ato vërehen edhe në qasjen e tij teorike ndaj çështjeve mistike, metafizike, antropologjike, madje edhe jurisprudente.

Megjithatë, në mesin e mendimtarëve, ekziston edhe një grup që beson se Farabiu ishte një personalitet jashtë shkollave fetare të caktuara.  Abed al-Xhabari, profesor i filozofisë në Marok, në lidhje me këtë çështje thotë: “Farabiu në paraqitjen dhe shpjegimin e teorisë së "Shtetit Ideal" të tij, nuk përdori parimet bazë të mendimit shiit. Ne në veprat e tij, nuk shohim në mënyrë eksplicite apo të nënkuptuar, shkrime as në lidhje me përfaqësimin e Profetit pas vdekjes së tij, as në lidhje me pagabueshmërinë e imamëve, vetëpërmbajtjen e shprehjes së bindjeve të vërteta në përballje me rrezikun, dhe as në lidhje me nderimin dhe respektimin e veçantë ndaj lozes së familjes të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Farabiu në shprehjen e mendimeve të tij, esencialisht nuk ka vepruar në bazë të asnjë shkolle fetare të jurisprudencës apo të apologjetikës në Islam". Natyrisht, mendimi i Abed al-Xhabri është kundër mendimeve të shumicës së studiuesve shiitë dhe sunitë të veprave të Farabiut.

E sa i përket sjelljes së Farabiut sipas mënyrës së shkollës shiite të fesë Islame, është e natyrshme që të merren parasysh kushtet dhe kërkesat e asaj periudhe kohore. Jeta e Farabiut është zhvilluar në një periudhë në të cilën nuk ishte një gjë e lehtë për myslimanët shiitë të zbulonin haptazi se cilën shkollë fetare e ndjekin. Kështu që në po atë periudhë kohore, tre zëvendësues të veçantë të Imam Mahdiut (a.f.), të cilët ishin autoritete fetare për myslimanët shiitë dhe ishin të detyruar të vepronin në fshehtësi. Është interesant fakti se zëvendësi ose përfaqësuesi i tretë i Imam Mahdiut (a.f.), që ishte Husejn bin Ruh Nobakhti, i cili ishte nga familja Nobakht e Iranit, për këtë arsye, madje në një kohë ishte i detyruar të bashkëpunojë me strukturat e pushtetit Abasid dhe në kohën e varfërisë financiare, khalifi i Bagdadit i dha ndihmë financiare atij dhe Husejn bin Ruh bashkëpunonte me ata në mënyrë që ata të mos i kuptonin qëllimet e tij.

Vlen të theksohet se në këtë kohë, konflikti i ashpër fetar midis ndjekësve të shkollës hanbeli dhe shkollave të tjera fetare islame, duke përfshirë edhe atë shiite, kishte marrë hov aq sa që sipas Xhelal al-Din Sujuti, një studiues egjiptian, në Bagdad kishte shpërthyer një mosmarrëveshje dhe konflikt në lidhje me komentimin dhe interpretimin e një ajeti kur'anor ( عَسَىٰ أَنْ یَبْعَثَکَ رَبُّکَ مَقَامًا مَحْمُودًا ), i cili vazhdoi për një kohë të gjatë dhe shumë njerëz humbën jetën në këtë konflikt. Dijetarët e shkollës hanbeli insistonin me këmbëngulje se kuptimi i këtij ajetit është se Zoti e ulë Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. në fronin e tij, ndërsa dijetarët e shkollës shiite e konsideruan pozitën "Mahmud" që konsiderohet një pozitë dhe shkallë e lartë në lidhje me Profetin Muhamed s.a.v.s., të lidhur me fuqinë e tij të ndërmjetësimit. Prandaj, në ato rrethana ishte shumë e vështirë për njerëzit që të deklaronin se janë ndjekës të shkollës shiite.

Por në të njëjtën kohë, ekzistojnë gjurmë dhe dëshmi të konsiderueshme të lidhjes së Farabiut me disa myslimanë shiitë të afërt me zëvendësin e tretë të Imam Mahdiut (a.f), si për shembull, Muhamed bin Kasim Kerkhi, veziri i dinastisë Abaside (322-329), i cili sipas porosisë së Husejn bin Ruh, ishte autoritet te i cili mund të referoheshin myslimanët shiitë në oborrin mbretëror të dinastisë Abaside dhe gjithashtu figura të shquara politike, si Abul-Hasan Ali bin Firat dhe djali i tij, të cilët në kohën e khalifit Muktedar Bil-lah, arritën në poste ministrore por që si rezultat i urrejtjes dhe armiqësinë që ekzistonte ndaj tyre, më në fund, të dy u vranë.

Sipas Ibn Ebi Asiba'a dhe të tjerëve, Farabiu rreth vitit 330, d.m.th pas vdekjes së zëvendësit të Imam Mahdiut (a.f.) dhe fillimit të mungesës së gjatë, si dhe gjatë zhvillimit të luftës civile, u largua nga Bagdadi dhe iu bashkua njërit prej fraksioneve shiite të cilët ishin përfshirë në luftën civile, dhe sipas shumë historianëve, ai është ndër dijetarët e afërt të Sejful-Dovle Hamdani, themeluesit të dinastisë Hamdani në Sham. Disa historianë gjithashtu kanë shkruar se Farabiu e ka shoqëruar Sejful-Dovle në sulmin ndaj Alepos dhe merrte pagë ditore nga arka shtetërore e Sejful-Dovle. Sipas disa burimeve historike, thuhet se Farabiu i kishte lënë testament Sejful-Dovle që pas vdekjes së tij, ai t'i falte namazin e kufomës së tij dhe ta varroste sipas mësimeve të shkollës shiite. Kështu edhe ndodhi pas vdekjes së tij.

Gjithashtu, edhe disa çështje të tjera e forcojnë mendimin se Farabiu i përkiste shkollës shiite. Nëse mund të besohen si të vërteta transmetimet gojore të përhapura në Siri në lidhje me vendin ku është varrosur Farabiu, atëherë ndoshta edhe kjo çështje mund të konsiderohet së bashku me pretendimet e tjera të këtij grupi se Farabiu është ndjekës i shkollës shiite. Meqenëse varrezat në vendin "Bab al-Saghir" në Damask njihen si vendvarrimi i shumë personaliteteve të shquara shiite dhe pasardhësve të imamëve (a.s.), varrimi i mundshëm i Farabiut në atë varrezë dhe në mesin e personaliteteve të shquara shiite mund të forcojë idenë se Farabiu jo vetëm që kishte lidhje të ngushta me personalitetet e shquara shiite të Damaskut, por edhe varrimi i tij në mesin e varreve të figurave të shquara shiite në atë vend u bë me pëlqimin dhe lejen e vetë tyre.

Natyrisht, në fund të këtij diskutimi duhet theksuar se Farabiu, si filozof, ka mendim ripërtëritës dhe themelues dhe përpiqet të sjellë racionalitet të pastër në planin e tij për civilizimin, i cili për nga përmbajtja shkon përtej çdo sheriati dhe shkolle fetare.

Miq të nderuar këtu përfundoi koha e këtij edicioni. Iu falënderojmë për vëmendjen!

 

Tags