May 18, 2024 20:12 CET

Kur Farabiu hyri për herë të parë në Bagdad, e kanë prezantuar atë se është me prejardhje "Nga Lindja". Në atë kohë, fjala "Lindje" i referohej Khorasanit dhe rajoneve në afërsi me Transoksianinë. Prejardhja e Farabiut i referohej gjithashtu një rajoni të quajtur Farab ose Parab, që është forma e lashtë persiane e emrit Farab. Rajoni Farab në kohën e lindjes së Farabiut ishte tërësisht iranian

Në këtë program serial do të hedhim një vështrim mbi jetën, veprat dhe ndikimet e njërit prej filozofëve më të mëdhenj islam dhe iranian mbi kulturën dhe filozofinë në botën islame.

Përshëndetje miq të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit serial "Mësuesi i Dytë". Në këtë edicion do të njihemi me prejardhjen familjare të Farabiut, njërit prej filozofëve dhe mendimtarëve të mëdhenj të Lindjes dhe të botës islame. Na ndiqni në vazhdim!

Në lidhje me prejardhjen familjare të Farabiut, ekzistojnë mendime shumë të ndryshme. Versionet e transmetimeve të dyshimta në lidhje me prejardhjen familjare të Farabiut janë shtuar në masë të konsiderueshme pas shekullit 7 dhe gjatë shekullit 8 hixhri kameri. Shfaqja e këtyre transmetimeve në lidhje me shpjegimin e prejardhjes së Farabiut është bërë për shkak të zhvillimeve shoqërore politike të cilat kanë ndodhur në periudhën e dinastisë Selxhuke dhe më pas në vendlindjen e tij, do të thotë në Khorasanin e madh dhe në Transoksiani dhe më pas edhe në Irak, Sham, Egjipt dhe në Azinë e Vogël me dominimin e fiseve të turqve. Në realitet, ardhja në pushtet e fiseve turke në sferën politike dhe në pushtimin e territoreve të reja, bëri që ata të kërkojnë lloje të ndryshme të elementeve për të krijuar dhe shprehur identitetin e tyre dhe në këtë kuadër, ata shpeshherë kanë ndryshuar dhe falsifikuar edhe shumë të vërteta historike. Kjo brengë e turqve është bërë shkak që të zhduken shumë gjëra duke përfshirë edhe identitetin iranian në disa rajoneve nën pushtimin e turqve gjatë shekujve 1 deri në shek. 4 hixhri kameri, dhe të paraqitet një identitet i falsifikuar në bazë të ndryshimit të disa të vërtetave historike. Prandaj pikërisht kjo çështje është bërë shkak që shumë studiues dhe hulumtues të shekujve të mëvonshëm të hutohen në rrugën e tyre dhe të mos mund ta gjejnë të vërtetën e duhur.

Të gjithë emrat e vendeve që kanë të bëjnë me vendlindjen e Farabiut, d.m.th Farab, Vasixh dhe Esfixhab; në të vërtetë janë emra iranianë, prejardhja dhe përbërja e të cilëve vijnë nga gjuhët iraniane si sogdiane, takhari dhe farsi. Ky dokumentim gjuhësor dhe linguistik zbulon qartë se këta emra dhe rrjedhimisht këto rajone janë përdorur dikur nga popullata iraniane që jetonte atje dhe sundonte mbi këto rajone. Është e natyrshme që disa qindra vjet më vonë, kur njerëz si Ibn Khalkan, të cilët shkruan biografinë e Farabiut, kishte ndryshuar dhe ishte prishur përbërja demografike dhe etnike e këtyre rajoneve dhe për shkak se rajoni Farab tanimë ishte përcaktuar në një territor të ri të quajtur Atarar, i cili ishte pushtuar dhe sundohej nga mongolët, dhe konsiderohej si një nga qytetet me popullatë turke pranë qytetit Balasagun, Ibn Khalkan kishte mendonte se ndoshta Farabiu, i cili ishte nga Farabi, ka qenë gjithashtu me origjinë turke.

Është e qartë se që nga koha e lindjes së Farabiut dhe udhëtimeve të tij në Bagdad dhe Damask e deri disa shekuj më vonë, kur njerëz si Ibn Khalkan, Xhamaludin Kifti dhe Ibn Ebi Sabi'e e konsideruan atë turk, vendi dhe ambienti në të cilin ka lindur dhe jetuar Farabiu kishte pësuar ndryshime drastike dhe në vend të popullatës Sogdi Harazmi dhe Takhari në Horasanin e Madh tanimë ishin vendosur fiset turke dhe tatare dhe vendlindja e Farabiut nuk kishte më përbërjen e popullsisë siç e kishte pasur disa qindra vjet më parë, dhe banorët e atyre zonave flisnin një gjuhë të re, dmth gjuhën turke dhe ato vise dhe zona ishin të populluara nga fiset turke.

Në lidhje me vendlindjen e Farabiut, do të thotë qytetin Farab, ekziston edhe një gjë për të thënë dhe ajo është fakti se ekziston një vend me të njëjtin emër edhe në Afganistanin e sotëm. Nuk është e qartë nëse ky Farab ishte i njëjti qytet ku lindi Farabiu, por theksimi i banorëve të asaj zone në faktin se Farabiu ishte nga ky rajon dhe se ata e konsiderojnë Farabiun si një filozof afgan, i ndërlikon edhe më shumë mosmarrëveshjet në lidhje me prejardhjen e Farabiut, por në të njëjtën kohë i jep më shumë peshë dhe besueshmëri pikëpamjes e cila e konsideron prejardhjen e Farabiut si iranian dhe jo turk.

Ibn Khalkan, i cili është një nga burimet më të rëndësishme që e prezanton Farabiun si mendimtar me origjinë turke, pretendon se Farabiu dinte shtatëdhjetë gjuhë. Nuk ka dyshim se ky pretendim është i ekzagjeruar, por duhet thënë se nëse Farabiu do të dinte shumë gjuhë sipas Ibn Khalkanit, njëra nga ato gjuhë duhet të ketë qenë edhe turqishtja, megjithatë duke marrë parasysh faktin se nuk ka asnjë vepër të shkruar në turqisht nga Farabiu, ky pretendim është gjithashtu shumë i dyshimtë. Sigurisht që nuk ka mbetur asnjë vepër e Farabiut e shkruar në gjuhën perse, por sa i përket zotërimit të gjuhës persiane nga Farabiu, të paktën mund të bazohemi në veprën "El-Huruf" në të cilën Farabiu nuk flet vetëm në lidhje me persishten, por flet edhe për gjuhën sogdiane, që është një gjuhë tjetër iraniane dhe në këtë mënyrë tregon se ai i ka zotëruar këto gjuhë që janë gjuhë të popullatës së vendit në të cilin ka lindur dhe është rritur.

Kur Farabiu hyri për herë të parë në Bagdad, e kanë prezantuar atë se është me prejardhje "Nga Lindja". Në atë kohë, fjala "Lindje" i referohej Khorasanit dhe rajoneve në afërsi me Transoksianinë. Prejardhja e Farabiut i referohej gjithashtu një rajoni të quajtur Farab ose Parab, që është forma e lashtë persiane e emrit Farab. Rajoni Farab në kohën e lindjes së Farabiut ishte tërësisht iranian dhe për një kohë të gjatë pas kësaj, gjithashtu edhe banorët e tij ishin iranianë. Ibn Havkal, i cili ishte një nga bashkëkohësit e Farabiut dhe ashtu sikur Farabiu shkonte në oborrin mbretëror të Sejful-Dovle Hamdani, nuk përmend asgjë për prejardhjen turke të Farabiut apo nuk flet asnjëherë për turqit e rajonit Farab dhe as për gjëra të tjera që ata (turqit) i trilluan disa shekuj më vonë. Ibn Nadim, autori i veprës "Al-Fehrest", i cili gjithashtu ka qenë një nga bashkëkohësit më të rinj të Farabiut, shkruan se prejardhja e Farabiut ishte nga qyteti Farjab i Horasanit. Këto dy raste, që janë kronologjikisht burimet më të afërta me kohën e Farabiut, mjaftojnë për ta konsideruar Farabiun si iranian dhe për të anashkaluar burimet e mëvonshme në të cilat Farabiu konsiderohet me origjinë turke.

Në transmetimet e dyshimta që janë përmendur në burimet e mëvonshme, të cilat janë botuar shumë kohë pas vdekjes së Farabiut, emri i Tarkhan përmendet në prejardhjen familjare të Farabiut. Në këto burime, Tarkhan herë konsiderohet gjyshi i Farabiut dhe herë konsiderohet një prej etërve të tij. Kjo paqartësi ekziston edhe në disa burime më të afërta me të tashmen, dhe njerëz si Ibn Khalkan e renditën Tarkhan jo si emrin e gjyshit apo etërve të Farabiut, por si emrin e babait të tij.

Por e vërteta është se Tarkhan nuk ishte as emri i babait të Farabiut, as emri i gjyshit apo edhe i paraardhësve të tij. Ajo që e solli emrin "Tarkhan" në këto burime dhe i shkaktoi këto transmetime të dyshimta të njerëzve të mëvonshëm, ishte mënyra dhe zakoni i regjistrimit të emrit të Farabiut në dorëshkrimet e hershme të veprave të tij, në të cilat Farabiu regjistrohej me emrin Ebu Nasr Muhamed bin al-Turkhani, dhe kjo formë e fundit, për shembull, ka mbetur akoma në vepra të tilla si "El-Musiki" dhe "Ahkamul-Nuxhum" (Rregullat e Astronomisë). Shumë lehtë mund të kuptohet se emri "Tarkhan" është një shtrembërim i prejardhjes së Farabiut në shekujt e mëvonshëm sepse emri "Tarkhani në rastin më të mirë ishte një funksion ose pozitë me të cilën lidheshin paraardhësit e Farabiut.

Emri "Uzlagh", i cili ka formë dhe shqiptim turqisht dhe nganjëherë përmendet në gjenealogjinë e Farabiut, ashtu siku emri  "Tarkhan", i cili është regjistruar nga shkrimtarët e mëvonshëm si Ibn Khalkan, herë si emri i babait e herë si emri i gjyshit të Farabiut, në realitet nuk ka kurrfarë baze të vërtetë.

Si rezultat, mund të thuhet se kur biografët myslimanë në shekullin e VII hixhri kameri, kanë shkruar në lidhje me jetën dhe vdekjen e Farabiut, ishin përhapur konfuzione të tilla në lidhje me vendlindjen e Farabiut dhe këta biografë i bazuan veprat e tyre në thashetheme, lajme dhe transmetime gojore të pahulumtuara dhe jo në burime të dokumentuara. Këto informacione dhe transmetime gojore që u shoqëruan me shtrembërimin e fakteve dhe të vërtetave në lidhje me jetën e Farabiut, nuk ishin plotësisht konsistente dhe ndër to, disa prej vetë këtyre transmetimeve e kanë konsideruar babanë e Farabiut si një komandant ushtarak me origjinë iraniane.

Këto studime qartësuese nuk janë kryer me qëllim të mohimit të pretendimeve për prejardhjen dhe përkatësinë Farabiut për një gjuhë dhe kombi të veçantë ose për të vërtetuar prejardhjen dhe përkatësinë e tij për një gjuhe dhe kombi tjetër, për arsye se duhet theksuar se personaliteti dhe mendimi i Farabiut nuk ka nevojë për kurrfarë përpjekje të tilla dhe të kësaj natyre. Përpjekja që është bërë në lidhje me këtë çështje, ka për qëllim vetëm qartësimin e të vërtetave të jetës së një filozofi dhe historia njerëzore ka luajtur rol në krijimin e këtij personaliteti. Gjithashtu, vetë ai është një personalitet botëror dhe nuk kufizohet me ndonjë fis ose popull të veçantë. 

Miq të nderuar, faleminderit për vëmendjen tuaj. Këtu po mbarojmë edicionin e sotëm dhe temë e vazhdojmë në edicionet e ardhshme.

 

Tags