May 18, 2024 11:48 Europe/Tirane
  • Nis tregtia e energjisë elektrike midis Iranit dhe Turqisë

Drejtori menaxhues i Kompanisë së Menaxhimit të Prodhimit, Transportit dhe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Iranit (Tavanir) njoftoi fillimin e tregtisë së energjisë elektrike midis Iranit dhe Turqisë.

Sipas IRNA, “Mustafa Rajabi Mashhadi” në faqen e tij në hapësirën virtuale, duke iu referuar takimit të tij me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë në Ankara, shkroi: Palët theksuan nevojën e finalizimit të tregtisë së energjisë elektrike mes dy vendeve dhe u vendos që shkëmbimi i energjisë elektrike mes dy vendeve të hyjë sa më shpejt në fazën operative dhe funksionale. Drejtori menaxhues i Kompanisë së Menaxhimit të Prodhimit, Transmetimit dhe Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Iranit (Tavanir) shtoi: Tregtia e energjisë elektrike midis Iranit dhe Turqisë do të fillojë me 100 megavat dhe në kohën më të shkurtër do të arrijë në 500 megavat. Rajabi Mashhadhi tha: Me qëllim të zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e energjisë elektrike dhe energjisë, në Ministrinë e Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë në Ankara u mbajt një takim, gjatë të cilit u diskutuan për zhvillimin e kapacitetet e shkëmbimit të energjisë elektrike dhe vendimi për fillimin e tregtisë së energjisë elektrike mes dy vendeve.  Drejtori Ekzekutiv Taëanir shtoi: Duke marrë parasysh ndërtimin dhe përfundimin e stacionit HVDC BTB One të Turqisë dhe kapacitetin e tij prej 500 megavatësh, u vendos që të nisë sa më shpejt shkëmbimi i energjisë elektrike me qëllim furnizimin e vendeve në pikun e konsumit të energjisë elektrike.

Tags