May 04, 2024 09:36 Europe/Tirane
  • Irani,  model për vendet afrikane
    Irani, model për vendet afrikane

Pars Today- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Nigerit, duke vlerësuar përparimin e Iranit në fusha të ndryshme, përfshirë shkencën, teknologjinë, shërbimet teknike dhe inxhinierike, shprehu interesimin e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit me Iranin.

Në një intervistë me kanalin HausaTV të rrjetit Sahab të Shërbimit të Jashtëm të Radiotelevizionit shtetëror të Iranit, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Nigerit, Mallam Seido Asman, duke vlerësuar përpjekjet e Iranit për të forcuar marrëdhëniet me vendet afrikane, tha: Sot Irani është bërë model për vendet tona, të cilat kanë të gjitha llojet e pasurive, duke përfshirë ujin, tokën bujqësore, bagëtinë, naftën, arin, e shumë burime të tjera. "Seido Asman" vuri në dukje prosperitetin shkencor të Iranit pavarësisht sanksioneve mizore dhe shtoi se, në kundërshtim me propagandën perëndimore, Irani është një vend i pavarur, në zhvillim dhe i përparuar. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Nigerit më tej dha përshtypjen e tij për atë se çfarë vëzhgoi gjatë udhëtimit në Iran dhe tha se realiteti është krejt ndryshe me atë që thuhet për Republikën Islamike të Iranit në makinerinë mediatike perëndimore. Në këtë intervistë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Nigerit gjithashtu shprehu shpresën se kontratat e lidhura së fundmi nga palët do të zbatohen sa më shpejt. “Mallam Seido Asman” ka udhëtuar në Teheran për të marrë pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të Iranit dhe Afrikës. Kjo konferencë u mbajt në Teheran më 26 prill me praninë e zyrtarëve nga 30 vende afrikane. Gjatë udhëtimit të tij në Teheran, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Nigerit vizitoi edhe ekspozitën vjetore (Iran Expo2024) e cila përfundoi më 1 maj. Pas fitores së Revolucionit Islamik iranian, Afrika ka qenë gjithmonë një nga prioritetet e politikës së jashtme të Iranit.

Tags