Reagimi i Aliyev për aksidentin e helikopterit të Presidentit iranian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i158272-reagimi_i_aliyev_për_aksidentin_e_helikopterit_të_presidentit_iranian
Në një mesazh, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit shprehu pikëllimin e tij për incidentin që i ndodhi Presidentit të Iranit dhe njoftoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë dhe mbështetje për Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 19, 2024 16:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i Aliyev për aksidentin e helikopterit të Presidentit iranian

Në një mesazh, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit shprehu pikëllimin e tij për incidentin që i ndodhi Presidentit të Iranit dhe njoftoi se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë çdo ndihmë dhe mbështetje për Iranin.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi në rrjetin social X: “Sot, pas një takimi miqësor me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, u pikëlluam thellë nga lajmi për uljen emergjente të helikopterit që transportonte delegacionin iranian. Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të shpëtojë Presidentin e Iranit dhe delegacionin e tij shoqërues. Si një vend fqinj, mik dhe vëlla, Republika e Azerbajxhanit është e gatshme të ofrojë çdo ndihmë dhe mbështetje për Iranin".