Izraeli nuk kupton asgjë përveç gjuhës së forcës
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) e ka përshkruar Izraelin si një regjim që nuk kupton asgjë përveç gjuhës së forcës.
Gjeneral major Hossein Salami tha të dielën se operacioni ushtarak i Iranit kundër Izraelit në mes të prillit ishte i nevojshëm për të ndëshkuar një regjim të dhunshëm dhe të çmendur që ka krijuar destabilitet dhe kaos në rajon.
Duke folur në një ceremoni në Teheran, ai po u referohej sulmeve me raketa dhe dron të Iranit kundër Izraelit më 14 prill, të cilat u kryen në përgjigje të sulmit ajror të regjimit sionist në fillim të atij muaji kundër konsullatës iraniane në Damask të Sirisë.
Gjeneral major Hossein Salami, megjithatë, tha se IRGC e konsideron Operacionin "Premtimi i Vërtetë" si një akt i kufizuar ushtarak kundër një regjimi që është përdorur nga Shtetet e Bashkuara si një mjet për të zbatuar politikat amerikane në botën myslimane.
“Qëllimi i këtij operacioni ishte goditja e dy lokacioneve duke përdorur disa dronë dhe raketa për të ndëshkuar një regjim të dhunshëm dhe të çmendur, i cili nuk kupton asgjë përveç gjuhës së forcës,” tha shefi i IRGC-së.
“Regjimi sionist është një krijesë djallëzore dhe e dhunshme dhe një burim pasigurie që nuk ka krijuar gjë tjetër veçse shpërngulje, luftë, eliminim të vlerave dhe ndjenjave njerëzore. Ne duhej t'a sulmonim këtë regjim,” shtoi ai.