Rama kritikon presidentin maqedon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46094-rama_kritikon_presidentin_maqedon
Pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të mos ia dorëzojë mandatin liderit të koalicionit “Për jetë në Maqedoni”, Zoran Zaev, duke theksuar se shkak për këtë është "gjuha shqipe dhe platforma e partive shqiptare e nënshkruar në një shtet tjetër", i është përgjigjur edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 02, 2017 03:07 Europe/Tirane
  • Rama kritikon presidentin maqedon

Pas vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që të mos ia dorëzojë mandatin liderit të koalicionit “Për jetë në Maqedoni”, Zoran Zaev, duke theksuar se shkak për këtë është "gjuha shqipe dhe platforma e partive shqiptare e nënshkruar në një shtet tjetër", i është përgjigjur edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e ka porositur Ivanovin se "gjuha shqipe është e një populli që është shtetformues dhe jo e një populli armik".“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!”, ka shkruar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.