Alaudin Boruxherdi viziton Ballkanin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46500-alaudin_boruxherdi_viziton_ballkanin
Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit zhvilloi një vizitë në Ballkan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 07, 2017 20:21 Europe/Tirane
  • Alaudin Boruxherdi viziton Ballkanin

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit zhvilloi një vizitë në Ballkan.

Alaudin Boruxherdi në krye të një delegacioni të lartë sot shkoi në Beograd, kryeqytetin e Serbisë ku u prit nga zyrtarë të lartë të këtij vendi. Gjatë qëndrimi në Serbi ai u takua me Ivica Dacic ministër i jashtëm i Serbisë. Boruxherdi dhe Dacic theksuan domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve ndër parlamentare mes Iranit dhe Serbisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve. Kreu i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit do të vizitojë edhe Bosnjën ku pritet të takohet me kryetarin e parlamentit dhe me zyrtarë të lartë të Bosnje Hercegovinës.