Thaçi: Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46732-thaçi_jap_dorëheqje_nëse_kuvendi_nuk_e_voton_ushtrinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 10, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Thaçi: Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Ushtria nuk ka kthim mbrapa. E, nëse ndodh që Kuvendi nuk e voton këtë, ka thënë se do të japë dorëheqje. “Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës, vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha gjatë intervistës në emisionin “Debat” në RTK.