Mediat serbe: Ushtria e Kosovës i ka nisur stërvitjet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46744-mediat_serbe_ushtria_e_kosovës_i_ka_nisur_stërvitjet
Mediat serbe vazhdojnë të merret me Ushtrinë e Kosovës dhe iniciativën e presidenti Thaçi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 11, 2017 01:02 Europe/Tirane
  • Mediat serbe: Ushtria e Kosovës i ka nisur stërvitjet

Mediat serbe vazhdojnë të merret me Ushtrinë e Kosovës dhe iniciativën e presidenti Thaçi.

Edhe pse shumicën e rasteve tekstet që botohen në mediat serbe janë tendencioze, ka edhe raportime të pavërteta, si duket të paqëllimshme në raste të caktuara. E përditshmja më e madhe serbe “Blic” edhe në numrin e së shtunës, në ballinë, e ka Ushtrinë e Kosovës dhe presidentin Thaçi.“Thaçi në fshehtësi po trajnon ushtrinë”, është titulli kryesor i gazetës serbe, “Blic”. Megjithatë, këtu ka një huqje të madhe. Kjo gazetë më poshtë ballinës ka nxjerrë një detaj nga stema e FSK-së, që është një shqiponjë. “Në stërvitje tashmë bartin stemën e ushtrisë në uniforma”, shkruan gazeta. Megjithatë, që nga fillimi i themelimit të FSK-së, shqiponjë është stemë e FSK-së. Pra, nuk ka asgjë të re në këtë pohim të “Blic”-it