Protestuesit maqedonas akuzojnë Edi Ramën
Mars 15, 2017 16:33 Europe/Tirane
Me kamionë, daulle dhe muzikë edhe sot kanë vazhduar protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe pranimint të Deklaratës së partive shqiptare.
Për të 17-ën ditë me radhë, protestuesit edhe sonte u tubuan para selisë së Qeverisë së Maqedonisë, prej ku filluan të marshojnë drejt Parlamentit. Protestuesit drejtuan akuzat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deputetes të parlamentit të Shqipërisë Mesila Doda. Ata u shprehën se e platforma në mënyrë direkte e kërcënon interesin e përgjithshëm kombëtar dhe integritetin shoqëror dhe politik të Maqedonisë. Pas këtyre porosive para Parlamentit, masa e tubuar u shpërnda në mënyrë të qetë.
Tags