Bullgaria akuzon Turqinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47202-bullgaria_akuzon_turqinë_për_ndërhyrje_në_procesin_zgjedhor
Roumen Radev, presidenti i Bullgarisë deklaroi se Turqia është vend fqinj dhe partner i Bullgarisë e cila gjithmonë kërkon zgjerimin e marrëdhënieve të saj me Turqinë mirëpo Bullgaria ndërhyrjet e Turqisë në procesin e zgjedhjeve në vend e quan të papranueshëm. Bullgaria ka tërhequr ambasadorin saj në Turqi, Nadezhda Nejnski për konsultim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2017 04:46 Europe/Tirane
  • Bullgaria akuzon Turqinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Roumen Radev, presidenti i Bullgarisë deklaroi se Turqia është vend fqinj dhe partner i Bullgarisë e cila gjithmonë kërkon zgjerimin e marrëdhënieve të saj me Turqinë mirëpo Bullgaria ndërhyrjet e Turqisë në procesin e zgjedhjeve në vend e quan të papranueshëm. Bullgaria ka tërhequr ambasadorin saj në Turqi, Nadezhda Nejnski për konsultim.

Kjo është bërë pas disa ditësh që akuzoi Ankaranë për nxitje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Bullgari, të cilat janë planifikuar të mbahen më 26 mars. Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë nuk ka publikuar informacion të detajuar në lidhje me vendimin që ka tërhequr ambasadorin, njoftoi AFP. Bullgaria ka vlerësuar se Ankaraja po kryen ndërhyrje direkte në punët e brendshme të Bullgarisë. Mehmet Muzenoglu, ministër i çështjeve sociale në Turqi u ka kërkuar shtetasve turq në bullgari që të votojnë pro partisë Miqësia. Nga 7.4 milion banorë që ka bullgaria, 700 mijë prej tyre janë me origjinë turke ndërsa 60 mijë turq kanë marrë nënshtetësinë bullgare dhe jetojnë në Turqi.