Serbia ka raketa që arrijnë të gjitha objektet strategjike në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47858-serbia_ka_raketa_që_arrijnë_të_gjitha_objektet_strategjike_në_rajon
Gazeta e njohur amerikane “National Interest” ka publikuar një shkrim në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 29, 2017 14:58 Europe/Tirane
  • Serbia ka raketa që arrijnë të gjitha objektet strategjike në rajon

Gazeta e njohur amerikane “National Interest” ka publikuar një shkrim në lidhje me raketat e reja të Serbisë “Sumadija” që, sipas saj, dërgojnë një mesazh të qartë për shtetet fqinje, “në qoftë se ndihmoni NATO-n që të na bombardoj, ne do t’i bombardojmë qytetet tuaja”.

Raketat “Sumadija” janë armë të montuara në kamion që mund të qëllojnë objektivin në largësi prej afërsisht 300 kilometrash. Një ekspert i mbrojtjes nga Serbia, i cili kishte luftuar në Bosnje dhe Kroaci në vitet e 90-ta dhe kishte përjetuar bombardimet e NATO-s në vitin 1999, gjatë konfliktit në Kosovë, ka thënë për mediat ruse që këto raketa do të fluturojnë në qoftë se fqinjët e Serbisë ndihmojnë NATO-n përsëri. “Shpresoj të mos ndodh një konflikt i tillë. Megjithatë në qoftë se ndodh dhe dikush është aq i çmendur sa të ofroj qasje në hapësirën e vetë ajrore për palën e tretë, që dëshiron ta sulmoj Serbinë (siç kishte bërë Bulgaria në vitin 1999), tani kemi raketa që mund t’i arrijnë të gjitha vendet strategjike në rajon” ka thënë Miroslav Lazanski.