Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48120-zhvillohen_zgjedhjet_presidenciale_në_serbi
Mbi 6 milionë e 700 mijë qytetarë të Serbisë me të drejtë vote u janë drejtuar qendrave të votimit. Këto zgjedhje pritet të sjellin në krye të Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, i cili ka udhëhequr me qeverinë deri tani.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 08:58 Europe/Tirane
  • Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Serbi

Mbi 6 milionë e 700 mijë qytetarë të Serbisë me të drejtë vote u janë drejtuar qendrave të votimit. Këto zgjedhje pritet të sjellin në krye të Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, i cili ka udhëhequr me qeverinë deri tani.

Shumica e udhëheqësve serbë votuan që në mëngjes, duke e konsideruar një ditë të rëndësishme për stabilitetin në këtë vend, por edhe në rajon.Edhe një palë zgjedhje për të ardhmen e Serbisë. Kryeministri i deritanishëm Aleksandar Vuçiç, së bashku me të bijën, shkuan që herët në mëngjes në qendrën e votimit. Personazhi kryesor i zgjedhjeve, fitorja e të cilit pritet, tha se Serbia ka stabilitetin çështjen më të rëndësishme.“Shpresoj të kemi stabilitet dhe një sukses ekonomik. Do ta mbështes qeverinë dhe shpresoj se askujt nuk do t’i bjerë ndërmend ta destabilizojë Serbinë”, tha Aleksandar Vuçiç, kandidat për president.Zgjedhjet në Serbi zhvillohen në mes të frikës nga tensionet në rajon, kërcënimet, e zgjedhjet e vështira që ky shtet ka. Në të njëjtin ton është edhe Ivica Daçiç, shef i diplomacisë serbe, i cili votoi me bashkëshorten.“Çdo popull kërkon atë që nuk e ka. Botës, e sidomos këtij rajoni i mungon stabiliteti, ndaj dhe shpresoj se këto zgjedhje do t’ia sjellin atë”, tha Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë.Por paksa më ndryshe e sheh ditën e zgjedhjeve dhe efektin që do të ketë në të ardhmen, ish-Avokati i Popullit, Sasha Jankoviç.“Kjo është një ditë e rëndësishme për t’i kthyer popullit buzëqeshjen për një politikë të re dhe për dinjitet”, tha Sasha Jankoviç, kandidat i pavarur për president.Votën e tij e ka hedhur edhe kandidati satirik me emër të rremë, i njohur si Belli.