Vuçiq bëhet president i Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48160-vuçiq_bëhet_president_i_serbisë
President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiq. Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 02, 2017 17:15 Europe/Tirane
  • Vuçiq bëhet president i Serbisë

President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiq. Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20.

Vuçiq ka marrë 55.20 për qind të votave, kurse rivali i tij kryesor, Sasha Jankoviq, është i dyti, me 16.00 për qind të votave, ka bërë të ditur organizata Ipsos. Gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit, shkruajnë mediat serbe, duke cituar burimet e tyre brenda partive serbe. Sipas të dhënave jozyrtare, rreth 55 për qind e serbëve me të drejtë vote kanë votuar për presidentin e ri. Pas tij renditet Sasha Jankoviq, me 11.6 për qind, dhe Vuk Jeremiq me 6.6 për qind. Ultra nacionalisti Vojisllav Sheshel ka siguruar vetëm 4.9 për qind të votave.  Organizata CeSID ka thënë se kjo është pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje në Serbi që nga viti 2012