Protesta në Serbi kundër rezultatit të zgjedhjeve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48304-protesta_në_serbi_kundër_rezultatit_të_zgjedhjeve
Në Beograd, për të dytën natë me radhë, po mbahet, siç thuhet, "protesta kundër diktaturës", në të cilën qytetarët serbë janë thirrur përmes rrjetit social Facebook.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 04, 2017 17:10 Europe/Tirane
  • Protesta në Serbi kundër rezultatit të zgjedhjeve

Në Beograd, për të dytën natë me radhë, po mbahet, siç thuhet, "protesta kundër diktaturës", në të cilën qytetarët serbë janë thirrur përmes rrjetit social Facebook.

Të martën pasdite, mbi njëmijë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë protestuan edhe në qendër të Çaçakut. Ata bartnin parulla me mbishkrimet: "Stop diktaturës", "Merr përgjegjësi e jo sanduiç", "Liri mediave", "Vuçiq nuk është presidenti im" e të tjera. Përmes Facebook-ut janë paralajmëruar tubime të ngjashme, në të njëjtën kohë, në Novi Sad, Llazarevac, Nish dhe Novi Pazar. Protestuesit shprehin pakënaqësi me fitoren e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet presidenciale të Serbisë. Vuçiq i fitoi zgjedhjet e 2 prillit me më shumë se 55% të votave. Ai tha se protestat kundër rezultatit zgjedhor "janë në rregull derisa janë të qeta".