Sot seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinajt
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48388-sot_seanca_gjyqësore_kundër_ramush_haradinajt
Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca  gjyqësore e radhës për të vendosur për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës në bazë të një fletë arresti të Serbisë të vitit 2004.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2017 02:54 Europe/Tirane
  • Sot seanca gjyqësore kundër Ramush Haradinajt

Në Colmar të Francës, sot mbahet seanca  gjyqësore e radhës për të vendosur për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës në bazë të një fletë arresti të Serbisë të vitit 2004.

Kjo seancë besohet të jetë seanca përfundimtare, pasi prokuroria franceze ka njoftuar se i ka marrë të gjitha dëshmitë që mund të ketë ofruar Serbia, me urdhër të së cilës është ndaluar ish komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit. Mbrojtja e Haradinajt pret lirimin e tij dhe vendimi përfundimtar mund të merret sot ose në ditët në vijim.