Në Universitetin e Tiranës u zhvillua seminari trajnues i Amir Shahab Razavian
(last modified Thu, 06 Apr 2017 06:55:49 GMT )
Prill 06, 2017 08:55 Europe/Tirane
  • Në Universitetin e Tiranës u zhvillua seminari trajnues i Amir Shahab Razavian

Amir Shahab Razavian me ftesë të Fakultetit të Artëve të Universitetit të Tiranës, njëkohësisht me shfaqjen e filmit "Mina e qytetit të shuar" një nga veprat e tij artistike, ka zhvilluar edhe një seminar trajnues për studentët e artit të këtij Fakulteti.

Pas shfaqjes së filmit "Mina e qytetit të shuar" në një prej sallave të Fakultetit të Arteve që u mirëprit në nivel të gjerë nga studentët e këtij fakulteti, Razavian në fillim ju përgjigj pyetjeve të studentëve në lidhje me çështjet përkatëse të filmit të tij dhe pastaj foli për rrugën e zhvillimit të kinematografisë së Iranit që nga hyrja e kamerës së parë për xhirim në Iran dhe duke e përzier fjalimin e tij me humor, vuri një dukje një skenë nga filmat e parë dokumentarë në historinë e kinematografisë së Iranit ku Mozaferudin Shah, mbreti iranian i asaj kohe, me sugjerim të Mirza Ibrahim Akasbashi, e përsërit tre herë lëvizjen në një pamje.

Image Caption

Ai shtoi se kjo mund të konsiderohet hera e parë dhe e fundit që një mbret vepron sikur një artist sipas sugjerimeve të regjisorit dhe detyrohet të përsërisë lëvizjet! Razavian gjithashtu vuri në dukje periudhat e ndryshme të zhvillimit të kinematografisë së Iranit dhe shqyrtoi ndikimin e arsimit në procesin e zhvillimit të kinematografisë së Iranit. Ai në vazhdim tha se në këtë proces kanë ushtruar ndikim edhe emigrantët rusë, organizimi i seminareve trajnuese nga një grup i Universitetit Sirakius dhe themelimi i Fakultetit të Arteve Dramatike si dhe edukimi i forcave profesionale iraniane në këtë drejtim. Të gjitha këto kanë rezultuar me formimin e kinematografisë moderne në Iran. Në vazhdim Razavian foli edhe për rindërtimin e kinemasë së Iranit pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran dhe mbështetjen e qeverisë për prodhimin e filmave gjatë dy dekadave të para dhe zgjerimin e zyrave të Shoqatës së Kinemasë të të Rinjve të Iranit, si faktorë shumë të rëndësishëm për zhvillimin e kinemasë së Iranit. Ai tha se kushtet dhe rrethanat aktuale të kinemasë së Iranit janë në nivel të mirë, sepse në Iran janë prodhuar rreth 100 filma kinematografikë dhe rreth 4 mijë filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentarë. Ai tha gjithashtu se aktualisht një pjesë e madhe e filmave të kinemasë së Iranit  përgatiten nga sektori privat dhe ekonomia e kinemasë së Iranit tani gradualisht po shkon drejt ndjekjes së ligjit të ofrimit dhe kërkesës së produkteve.

Image Caption

Prandaj, për këtë arsye janë shtuar prirjet për prodhimet kinematografike në Iran dhe kjo konsiderohet një shenjë e mirë për të ardhmen e kinematografisë së Iranit. Në vazhdim Razavian foli edhe rreth procesit të gjetjes së kapitalit për prodhimin e filmit në Iran dhe përgjatë një ore bisedoi në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët shqiptarë, ku në përgjigje ndaj pyetjes së një studenti shqiptar në lidhje me filmin dokumentar që ai po prodhon në Shqipëri, foli rreth çështjeve të ndryshme si pushtetarët dhe shtresat e shoqërisë, lidhjet historike mes Iranit dhe Shqipërisë që do të paraqiten në filmin e tij ku përmendi edhe poetin shqiptar Naim Frashri si simbol i lidhjeve historike mes Iranit dhe Shqipërisë. Amir Shahab Razavian ka lindur në vitin 1965 në qytetin Hamedan dhe është regjisor i kinematografisë. Rezultati i punës së tij në kinematografi është prodhimi i mbi 40 filmave të shkurtër, dokumentarë, animation, dhe regji për 7 filma me emra "Udhëtimi i njerëzve të përhimtë (2000)", "Teherani në ora 07:00" (2002), "Mina e qytetit të shuar" (2006), "Vera e gjyshes" (2009), "Dita kur humbi Mina" (2011), "Udhëtimi i kohës" (2013) dhe "Një vjedhje dashurore" (2015).

Image Caption

Razavian përkrah profesionit si regjisor, është edhe shkrimtar dhe skenarist, fotograf dhe nganjëherë pikturon. Ai për herë të parë në shtator të vitit 1996 ka pikturuar dy vepra të cilat u vendosën për ekspozim në ekspozitën kolektive të artistëve në galerinë Shtul Vark në qytetin Koln të Gjermanisë dhe në vitin 1997 një prej pikturave të tij është botuar si poster i Ditës Botërore të Luftës kundër Racizmit në mars të vitit 1997 në Holandë. Botimi i katër kartëpostaleve me piktura të tij në vitin 1997, botimi i një përmbledhje të tregimeve dhe pikturave të tij në librin "Tregimi i Udhëtarit" në vitin 2013 dhe pjesëmarrje e dy pikturave të tij në ekspozitën kolektive të galerive të botës dhe në Iran në galerinë "Zandane Kasr" në vitin 2013 në verën e vitit 1393, si dhe projektimi dhe realizimi i posterit të festivalit të 29 ndërkombëtar të filmave të të rinjve në vjeshtën e vitit 2015, përbëjnë pjesën tjetër të veprimtarisë së tij në fushën e pikturës. Razavian thotë se këtë stil të pikturës e ka mësuar që nga fëmijëria dhe përveç në këtë stil, ai nuk mund të pikturojë në ndonjë stil tjetër. Ai nuk ka pretendime në plane dhe ngjyra, por vetëm pikturon tema që dëshiron dhe nganjëherë pikturon një ëndrrat dhe kujtimet e tij dhe shfrytëzon komponime të cilat janë të veçanta dhe vetëm të tij. Shkurtimisht, ai pikturon ashtu siç ka mundësi dhe aftësi preferon që larg zhurmës së filmave, të pikturën dhe me fjalë të tjerë larg pikturave të prodhon film!