Eurodeputetet: Kriza politike në Maqedoni rrezikon perspektivën evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48428-eurodeputetet_kriza_politike_në_maqedoni_rrezikon_perspektivën_evropiane
Eurodeputetet vlerësuan se situata në Maqedoni është shumë serioze ndërsa kriza politike gjithnjë edhe më e thellë e rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Raporti për përparimin e Maqedonisë në vitin 2017 i përpiluar nga raportuesi Ivo Vajgëll u shqyrtua në një sesion plenar mbrëmë vonë nga Parlamenti Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2017 10:14 Europe/Tirane
  • Eurodeputetet: Kriza politike në Maqedoni rrezikon perspektivën evropiane

Eurodeputetet vlerësuan se situata në Maqedoni është shumë serioze ndërsa kriza politike gjithnjë edhe më e thellë e rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Raporti për përparimin e Maqedonisë në vitin 2017 i përpiluar nga raportuesi Ivo Vajgëll u shqyrtua në një sesion plenar mbrëmë vonë nga Parlamenti Evropian.

Përfaqësuesi i presidencës së Maltës, Lan Borg, tha se Maqedonia vuan nga polarizimi dhe kultura e ndarjeve, ndërsa mangësi sistemore janë regjistruar në sistemin gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit. Borg edhe një herë e theksoi shqetësimin e madh për shkak se ende nuk ka qeveri në Maqedoni. Presim prioritet i parë i qeverisë të jenë reformat në dobi të vendit dhe qytetarëve dhe kthimin e vendit në rrugën evropiane”, tha Borg.

Neven Mimica, eurokomisar i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit, u bëri thirrje faktorëve politik t’i respektojnë rezultatet nga zgjedhjet, presidenti Gjorge Ivanov të lejojë të formohet qeveri, ndërsa partitë politike të ndalojnë nxitjen e zjarrit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërkohë shprehu edhe shqetësim për sulmet e vazhdueshme ndaj sektorit civil.

Raportuesi Ivo Vajgëll tha se Kuvendi nuk mund të punojë dhe të formohet qeveri e re për shkak të obstruksioneve sistemore dhe sjelljes së shefit të shtetit.

Maqedonia ballafaqohet me sfida të mëdha në rrugën drejtë BE-së. Megjithatë, personalisht presim të vijë fundi i krizës, se qeveria do të formohet dhe se ripërtërihet funksionimi normal i Parlamentit”, tha Vajgëll duke shtuar se askush nuk duhet të ndjehet pastaj si humbës i projektit kombëtar.

Knut Flenkeshtajn porositi se është keq që tërë vendi të mbahet peng pasi që nuk janë realizuar pritjet e një partie për të qëndruar në pushtet.

Pjesa më e madhe e vendit mendon se demokracia funksionon vetëm nëse fitojnë”, nënvizoi ai, duke shtuar se këtë e mendon edhe shumica e atyre që gjatë këtyre ditëve dalin në rrugë.

Erduan Kukan i Partisë popullore evropiane dhe raportues nën hije për Maqedoninë dëshiroi që përfundimisht ta shohë dritën në tunel pas disa viteve krizë në vend. Ai i bëri thirrje presidentit Ivanov ta respektojë vullnetin e shumicës dhe ta japë mandatin për formimin e Qeverisë, ndërsa Parlamenti të fillojë të punojë sipas procedurës normale.

Eurodeputetët grekë të cilët morën pjesë në debat përsëri me qëndrime se Maqedonia e ka përvetësuar emrin, se vendi është para shkatërrimit.

Votimi i rezolutës së përpunuar nga Ivo Vajgëll dhe i cili e mori mbështetjen e eurodeputetëve, Këshillit dhe Komisionit të BE-së në debatin njëorësh, është paraparë të votohet në sesionin e parë të Parlamentit Evropian në maj.