Hoxhaj kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48430-hoxhaj_kundër_tregut_të_përbashkët_rajonal_të_ideuar_nga_serbia
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia. Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një 'Jugosllavie të re' dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2017 10:18 Europe/Tirane
  • Hoxhaj kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia. Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një 'Jugosllavie të re' dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.

"Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme. "Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Deklarata e ministrit Hoxhaj dhe e kryeministrit Mustafa kundër tregut të përbashkët rajonal vjen pas takimit të para tri javësh në Sarajevë, ku fillimisht Serbia e më pas vendet e tjera në rajon përfshirë edhe Shqipërinë po e mbështesin një ide të tillë.