Ka raporte të besueshme për ndërhyrjen ruse në Mal të Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48874-ka_raporte_të_besueshme_për_ndërhyrjen_ruse_në_mal_të_zi
Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 13, 2017 03:18 Europe/Tirane
  • Ka raporte të besueshme për ndërhyrjen ruse në Mal të Zi

Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.

“Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet. Moska ka mohuar çdo përfshirje në trazirat në Mal të Zi. Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit. Më 11 prill, presidenti amerikan Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.