Arkivoli i udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik në Qerbela
-
Ceremonia e funeralit të udhëheqësit të Revolucionit Islamik fillon në Qerbela
ParsToday - Arkivoli i Ajetullah Sejed Ali Khamenei udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik, mbërriti në Qerbela të mërkurën në orën 16:00 sipas orës lokale.
Sipas ParsToday, burimet mediatike raportojnë se zimbajtësit irakianë po mblidhen në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit për të mirëpritur arkivolin e udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik.
Saad Maan, zëdhënës i Komitetit Suprem për funeralin e Ajetullah Sejed Ali Khamenei, udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik, në Irak, njoftoi të mërkurën: "Rreth 4,300 gazetarë irakianë dhe të huaj morën pjesë në mbulimin mediatik të ceremonisë së funeralit".
Ai deklaroi: "Transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë së funeralit filloi që nga ora 5:00 të mëngjesit të mërkurën dhe vazhdon, me të gjitha kanalet televizive irakiane që e mbulojnë ceremoninë drejtpërdrejt, dhe një numër i tyre e kanë transmetuar atë vazhdimisht që nga fillimi i ceremonisë". Ai shtoi: "Kjo ceremoni ka pasur një ndikim të gjerë ndërkombëtar".
Forcat e Mobilizimit Popullor Irakian njoftuan në një deklaratë shkallën e paparë të pjesëmarrjes publike në ceremoninë e funeralit për udhëheqësin martir të umetit, duke theksuar se vërshimi i njerëzve kishte filluar në Qerbela para fillimit zyrtar të ceremonisë. Sipas organizatës dhe bazuar në vlerësimet fillestare, numri i pjesëmarrësve në ceremoninë e funeralit në Qerbela tani ka tejkaluar 4 milionë njerëz.
Naxhaf Ashraf gjithashtu dëshmoi një funeral madhështor të udhëheqësit martir të Revolucionit Islamik, ku morën pjesë miliona njerëz, disa orë më parë. Ceremonia u mbajt me entuziazëm të madh dhe me praninë e gjerë të popullit irakian dhe disa politikanëve irakianë, dhe zgjati disa orë.
Ky aktivitet madhështor, në të cilin morën pjesë një numër i madh njerëzish entuziastë dhe të pikëlluarit e thellë, vazhdoi të mërkurën në mbrëmje në Mauzoleun e Hazreti Ebu Abdullah Al-Husejn (a.s.) në Qerbela.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip