Serbia kërkon sistemin raketor S-300
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49118-serbia_kërkon_sistemin_raketor_s_300
Serbia ka hyrë në bisedime me Rusinë dhe Bjellorusinë për blerjen e sistemit raketor S-300.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2017 18:19 Europe/Tirane
  • Serbia kërkon sistemin raketor S-300

Serbia ka hyrë në bisedime me Rusinë dhe Bjellorusinë për blerjen e sistemit raketor S-300.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Beogradi ka hyrë në bisedime me Rusinë dhe Bjellorusinë mbi blerjen e sistemit të raketave tokë-ajër S-300. Ai u tha gazetarëve se Serbia ka nevojë për dy platforma të sistemit të raketave së bashku me një qendër komanduese për të mbrojtur hapësirën ajrore të saj. Vuciq vuri në dukje se ai kishte hyrë personalisht në bisedime me presidentin rus Vladimir Putin dhe me presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko. Në fillim të këtij viti, Ministri serb i Mbrojtjes Zoran Djordjevic vuri në dukje se vendi i tij është duke shqyrtuar blerjen e sistemit të S-300. Presidenti serb gjithashtu vuri në dukje se Beogradi ka nënshkruar një kontratë me Rusinë për blerjen e gjashtë avionëve luftarakë rusë MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 transportuesit të personelit BRDM-2. Vuciq ka folur edhe për disa raporte që u publikuan në fillim të javës se Rusia i ka shitur sisteme S-300 Kroacisë. "Ne nuk kemi informata se Kroacia është në posedim të S-300. Në përgjithësi, nuk mund të fshehin një gjë të tillë, kjo nuk është një gjilpërë, "tha ai. Edhe Rusia kritikoi raportet, duke vënë në dukje se ato ishin "provokative, spekulative dhe synojnë të njollosin politikën ruse në Ballkan."