Versioni i Bibliotekës së Parlamentit të Australisë rreth Organizatës Muxhahedine Khalk
Biblioteka e Parlamentit të Australisë i jep informacione, analiza dhe konsultime Parlamentit të këtij vendi. Naixhel Brovo, drejtori i sektorit për marrëdhënie të jashtme, mbrojtje dhe siguri të kësaj bibliotekës, në një artikull hulumtues të publikuar më 16 qershor 2003, ka paraqitur një raport në lidhje me Organizatën Muxhedine Khalk të cilin po e sjellim në vijim:
Hyrje
Bastisjet e shtëpive të australianëve me origjinë iraniane të dyshuar për anëtarësim në grupin opozitar iranian Muxhahedine Khalk që janë kryer nga Policia Federale e Australisë (AFP) në qershor të vitit 2003, ka ngjallur shumë pyetje në lidhje me arsyetimin e këtyre operacioneve, sidomos kur merret parasysh fakti se veprimtaria e Muxhahedine Khalk nuk ishte e ndaluar në Australi.
Organizata Muxhahedine Khalk është grupi më i madh i opozitës iraniane që zakonisht njihet me emrin Organizata Muxhahedine Khalk, MKO ose PMOI. Ky grup gjithashtu ka një degë ushtarake në Irak e cila njihet me emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
E kaluara
Organizata Muxhahedine Khalk është themeluar në vitet 1960-ta duke u ndarë nga Lëvizja për Lirinë e Iranit. Filozofia e Muxhahedine Khalk përzien në një vend parimet islame dhe marksiste dhe qëllimi kryesor i kësaj organizate është rrëzimi dhe zëvendësimi i qeverisë së Iranit me udhëheqjen e sekulariste të saj.
Kjo organizatë në fillim të viteve 1970-ta, ka zhvilluar luftë të armatosur kundër regjimit të mbretit që konsiderohej si regjim servil i Amerikës. Muxhahedine Khalk është akuzuar se përgjatë viteve 1970-ta ka kryer disa veprime terroriste kundër personelit ushtarak dhe civilëve amerikanë në Iran dhe për pjesëmarrje aktive në pushtimin e ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Ky grup në po atë vit, ka ndihmuar rrëzimin e regjimit të mbretit dhe vendosjen e një regjimi shiit të ri të udhëhequr nga Ajetullah Khomejni.
Muxhahedine Khalk pas largimit nga Irani, u vendos në Paris. Ky grup i cili gjatë luftës Iran-Irak ka mbështetur shtetin e Irakut, në vitin 1987 ka transferuar një pjesë të madhe të operacioneve të veta në këtë vend dhe formoi "Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare".
Në fund të luftës së Gjirit Persik, në vitin 1991, thuhet se ky organizatë ka ndihmuar gardën presidenciale të Irakut për të shtypur kryengritjet e kurdëve dhe të myslimanëve shiitë , edhe pse vetë Organizata Muxhahedine Khalk ka hedhur poshtë vazhdimisht këto akuza.
Amerika në vitin 1997, këtë grup për shkak të krimeve të kryera kundër civilëve, e vendosi në listën e organizatave terroriste. Edhe pse civilët u vranë si pasojë e operacioneve të Muxhahedine Khalk, mirëpo siç duket Muxhahedine Khalk gjatë operacioneve të veta nuk synonte vrasjen masive dhe të pa qëllimtë siç bëjnë disa grupe të tjera terroriste.
Muxhahedine Khalk deri më tani tre herë ka bërë përpjekje që të dalë nga lista terroriste e Qeverisë së Amerikës (gjatë viteve 1999, 2001 dhe 2003), por çdo herë ka mbetur në atë listë. Muxhahedine Khalk vazhdon protestën kundër kësaj gjendje dhe në këtë rrugë atë e shoqërojnë edhe disa mbështetës nga figurat politike të Amerikës.
Gjatë zhvillimeve që rezultuan me luftën e viti 2003 në Irak, thuhej se kampet e Muxhahedine Khalk mund të jenë vende ku janë fshehur armët e ndaluara të regjimit të Sadam Husejnit dhe çështje tjetër është kjo që Muxhahedine Khalk/Ushtria Çlirimtare Kombëtare mund të jetë përdorur për mbrojtjen e qyteteve të Irakut përball sulmeve të Irakut.
Veprimet dhe teknikat
Sulmet e Muxhahedine Khalk në masë të gjerë janë kryer brenda në Iran kundër qeverisë së Iranit. Pjesa më e madhe e veprimeve të tyre jashtë Iranit si në Australi, janë kufizuar me protesta dhe veprimtari propagandistike dhe mbledhjen e mbështetjes financiare dhe jo veprime terroriste.
Përjashtim i madh në këtë drejtim, bëjnë sulmet e Muxhahedine Khalk në prill të vitit 1992 të kryera në të njëjtën kohë në ambasadat e Iranit në 11 vende të botës si përgjigje ndaj bombardimit të bazave të Muxhahedine Khalk nga forcat ajrore të Iranit disa ditë para këtyre veprimeve. Ambasada e Iranit në Kanbora është shkatërruar dhe disa prej funksionarëve të saj janë plagosur rëndë.
Këto veprime treguan aftësitë e Muxhahedine Khalk për të koordinuar operacione botërore të dhunshme gjatë një kohe të shkurtë dhe përsëri kthyen Muxhahedine Khalk në skenën botërore. Veprimet e papritura të dhunshme në sulmet e 1992, njollosen imazhin e Muxhahedine Khalk si "luftëtarë të lirisë" dhe ekziston mundësia që kanë bindur njerëzit se ky grup me të vërtetë është një organizatë terroriste.
Në të vërtetë, veprime të tilla praktikisht vendosën në kategorinë e "dhunës me motive politike", ashtu siç është caktuar nga Organizata e Inteligjencës dhe Sigurisë së Australisë dhe mund të konsiderohen veprime terroriste në bazë të "Ligjit Kriminal të vitit 1995".
Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës së Gjermanisë (BFV) ka kujtuar se Muxhahedine Khalk në kuadër të veprimtarisë së vetë propagandistike, kryesisht bënë përpjekje për të vendosur kontakte me anëtarët e Parlamentit dhe për të informuar ata rreth qëllimeve të këtij grupi, për inkurajimin e mbështetjes politike dhe për të ushtruar ndikim mbi diskutimet parlamentare rreth Iranit. Informacionet e mbledhura tregojnë se kontakte të ngjashme janë vendosur edhe me anëtarët e Parlamentit të Australisë.
Edhe pse bindja e përgjithshëm bazohet në këtë se Muxhahedine Khalk në mënyrë të vetme nuk ka kapacitet për ta rrëzuar qeverinë e Iranit dhe thuhet se pjesën më të madhe të mbështetjes publike të saj në Iran e ka humbur për shkak të bashkëpunimit me Irakun, por ka bërë përpjekje të tregojë aftësinë e vetë edhe në kryerjen e veprimeve destruktive dhe sulmeve të tjera në Iran. Në bazë të kësaj Muxhahedine Khalk ka mbetur kërcënimi më serioz për funksionarët iranianë të cilët janë objektivë kryesore këtij grupi.
Anëtarësimi dhe udhëheqja
Muxhahedine Khalk pretendon se në Irak posedon një forcë të përbërë nga 30 mijë deri në 50 mijë guerilë të armatosur, mirëpo supozohet të jetë nga 15 mijë deri 20 mijë persona. Mbështetësit e Muxhahedine Khalk janë të pranishëm në të gjithë botën.
Lider kryesor i Muxhahedine Khalk dhe presidentja jashtë vendit, është një grua me emrin Maryam Rajavi. Një femër tjetër me emrin Mozhegan Parsaji, është sekretare e përgjithshme e Organizatës Muxhahedine Khalk. Thuhet se Masud Rajavi, bashkëshorti i Maryam, është shefi i degës ushtarake që një të tretën e saj e përbëjnë femrat.
Prania politike
Organizata Muxhahedine Khalk është anëtari dominues i koalicionit politik të grupeve të opozitës iraniane i njohur me emrin "Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit që vetën e quan qeveri me qëndrim jashtë vendit dhe drejtohet nga Masud Rajavi.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit është formuar në vitin 1981. Ky grup gëzon mbështetje të kufizuar politike të Amerikës dhe ka zyrat e tij në Evropë dhe në Uashington. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit kërkon një qeveri sekulare për Iranin e cila mbron barazinë gjinore, pluralizmin politik dhe ndarjen e fesë nga shteti. Aktualisht mbështetja politike dhe materiale ndaj Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Australi është veprim i paligjshëm.
Mbështetja logjistike dhe financiare
Muxhahedine Khalk pretendon se mbështetet nga brenda dhe jashtë Iranit. Masud Rajavi në një intervistë në vitin 1994, pretendoi se ndihmat donatore ndaj kësaj organizate vetëm gjatë atij viti kanë arritur në 45 milionë dollarë.
Është bërë e qartë se kjo organizatë gjithashtu ka mbledhur para nën petkun e organizatave të emigrantëve dhe refugjatëve iranianë. Në vitin 2001, pasi u bë e qartë se 400 mijë dollarë amerikanë ishin transferuar në një organizatë mbuluese të Muxhahedine Khalk në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në fund ishin shpenzuar për të blerë armë, 7 persona u arrestuan në Amerikë.
Gjendja aktuale e Muxhahedine Khalk
Muxhahedine Khalk edhe në Britani edhe në Amerikë, është një organizatë terroriste e ndaluar. Bashkimi Evropian këtë organizatë në maj të vitit 2002, e kategorizoi si një grup terrorist.
Kjo organizatë aktualisht nuk ndodhet në listën e grupeve terroriste të Australisë dhe Kanadasë dhe të OKB, për arsye se vendosja në ato lista duhet të ketë lidhje me grupin Taliban ose Al Kaida.
Mirëpo një listë ekziston në Australi që sipas saj, pasuritë e Muxhahedine Khalk duhet të konfiskohen. Kjo do të thotë se sipas Kartës së vitit 1945 të Kombeve të Bashkuara dhe sipas kartës së ligjeve të vitit 2002 të Kombeve të Bashkuara (terrorizmi dhe shqyrtimin e pasurive), që nga fundi i vitit 2001 mbështetja financiare ndaj këtij grupi është e paligjshme. Këto ligje vërtetojnë se Australia me anë të rezolutës numër 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB, obligohet për të shtypur siguruesit e burimeve financiare të terrorizmit.
Nuk janë përcaktuar arsyet e sulmit të fundit të Policisë Federale të Australisë ndaj përkrahësve të Muxhahedine Khalk. Ndoshta kjo e vërtetë që në raportet nuk ekzistonte kurrfarë shenje për ndërhyrjen e Organizatës së Inteligjencës dhe të Sigurisë së Australisë në këto sulme, tregon se kjo çështje më shumë ka aspekte kriminale se sa të sigurisë.
Duke marrë parasysh faktin se mbështetja financiare ndaj Muxhahedine Khalk është e paligjshme, me siguri sulmet e policisë australiane kanë qenë të bazuara mbi këto baza, sidomos pasi që individët të cilët janë bastisur dhe janë arrestuar nga policia, kanë deklaruar se policia i kishte pyetur ata a kanë dërguara para jashtë vendit ose jo.
Mirëpo thuhet se ky veprim i papritur kundër Muxhahedine Khalk është i lidhur me marrëveshjen e fundit me Iranin dhe me vizitën e një delegacioni iranian në Australi disa javë para këtyre sulmeve dhe jo me terrorizmin, mirëpo qeveria ka përgënjeshtruar spekulimet se këto sulme ishin politike.
Ekziston kjo mundësi që qeveria po përgatitet për ndalimin e veprimtarisë së Muxhahedine Khalk në Australi në bazë të amendamentit të ligjit kriminal të vitit 2003, i cili në rast të miratimit, do ta lejojë qeverinë e Australisë që grupet e tilla si Muxhahedine Khalk t'i vendosë në listën e ndaluara edhe nëse ato grupe të mos jenë kategorizuara si grupe terroriste nga OKB.
Pavarësisht të kaluarës së dhunshme të Muxhahedine Khalk, nuk duket se ky grup është kërcënim aktual ose i ardhshëm për Australinë, prandaj fitimi i mbështetjes partiake për ta kategorizuar atë si një organizatë terroriste në Australi, do të jetë shumë vështirë.