Rusia forcon bashkëpunimin ushtarak me Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49658-rusia_forcon_bashkëpunimin_ushtarak_me_serbinë
Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake – ka thënë ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 25, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Rusia forcon bashkëpunimin ushtarak me Serbinë

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake – ka thënë ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergey Shoygu, pas takimit në Moskë me homologun serb, Zoran Gjorgjeviq.

Shoygu ka thënë se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare. “Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë”, ka deklaruar Shoygu. Ai po ashtu ka thënë se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.