Pushtohet Kuvendi i Maqedonisë nga protestuesit, përgjaket Zoran Zaevi
Vazhdon kaosi në Kuvendin e Maqedonisë ku protestuesit janë futur brenda kë sallën e seancave pak pasi që u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit dhe u bë edhe betimi.
Ajo çfarë raportohet është se forcat policore në vend se të tentojnë që t’i pengojnë protestuesit që të futen në kuvend, ata janë tërhequr dhe i kanë lejuar protestuesit që të futen brenda. Nuk jepen informacione se përse ka ardhur deri te ky veprim i policisë dhe kush u dha urdhër të këtillë. Situata në Kuvendi e Maqedonisë po eskalon tejmase, pasi që protestuesit tashmë kanë hyrë edhe në sallën e konferencave, ku janë të pranishëm disa deputetë të shumicës parlamentare. Mediat raportojnë se tashmë deputetë e shumicës parlamentare në Kuvend janë sulmuar fizikisht nga protestuesit të cilët bëjnë thirrje që të përdoret dhunë me sende të ndryshme. Në rrezik janë edhe gazetarët që gjenden aty brenda. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është përgjakur nga protestuesit.