Borisov mandatar për krijimin e qeverisë së re bullgare
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49810-borisov_mandatar_për_krijimin_e_qeverisë_së_re_bullgare
Presidenti bullgar, Rumen Radev i dorëzoi sot liderit të partisë konservatore bullgare, GERB, Bojko Borisov një mandat për të formuar qeverinë, duke i hapur rrugën kthimit të tij për here të tretë si kryeministër.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 28, 2017 03:50 Europe/Tirane
  • Borisov mandatar për krijimin e qeverisë së re bullgare

Presidenti bullgar, Rumen Radev i dorëzoi sot liderit të partisë konservatore bullgare, GERB, Bojko Borisov një mandat për të formuar qeverinë, duke i hapur rrugën kthimit të tij për here të tretë si kryeministër.

Borisov, i cili aktualisht drejton një koalicion me bllokun nacionalist, Patriotët e Bashkuar (OP), pritet të zbulojë më 3 maj kabinetin e tij dhe të kërkojë miratimin parlamentar një ditë më vonë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 26 mars, Partia Konservatore, pro BE-së, GERB fitoi 95 nga 240 vende ndërsa Patriotët e Bashkuar OP, kritik ndaj Bashkimit Evropian, u renditën të tretët me 27 vende. Socialistët, fushata e të cilëve ishte për lidhje më të ngushta me Rusinë, mbeten në opozitë me 80 vende.