Lëvizja Besa: Maqedonia është në krizë demokracie dhe të sigurisë
Përmes një konference për shtyp, Lëvizja Besa konstaton se ”pas incidenteve të mbrëmshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur huliganë të mbështetur nga OBRM-PDUKM e sulmuan institucionin më të lartë ligjvënës në vend, Maqedonia tashmë është jo vetëm në krizë politike të demokracisë, por edhe në krizë të sigurisë”.
Më tej në koordinatori i kësaj partie, Bilall Kasami tha se ”në Maqedoni tashmë janë rrënuar vlerat e demokracisë, si sundimi i shumicës, dhe tash për fatin e shtetit vendosin disa huliganë të përfaqësuar nga OBRMPDUKM-ja. Pas saj që ndodhi mbrëmë e dënojmë ashpër dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve, ndërsa në veçanti i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë, Ziadin Sela, duke u solidarizuar njëherazi edhe me anëtarësinë dhe aktivistët e LR-PDSH-së. Me këtë rast duam të shpjegojmë se pesë deputetët e Lëvizjes BESA kanë qenë në sallën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë derisa është zhvilluar seanca për zgjedhjen e Xhaferit, me çka e kanë legjitimuar zgjedhjen e tij, madje për këtë janë falënderuar edhe nga Xhaferi edhe nga Zaev. Nëse do të flisnim për numrat, Lëvizja BESA e mbështeti shumicën parlamentare që e zgjodhi Xhaferin për kryetar Kuvendi, duke mos e lënë të rrezikohet procesi nga mungesa e kryetarit të BDI-së.