Steinmeier uron Metën për zgjedhjen President
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i50608-steinmeier_uron_metën_për_zgjedhjen_president
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uroi Ilir Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 10, 2017 04:23 Europe/Tirane
  • Steinmeier uron Metën për zgjedhjen President

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uroi Ilir Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit.

Përmes një telegrami, Steinmeier, pasi e përgëzon për detyrën e re, shpreh besimin se me miratimin konsensual të reformës në drejtësi Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor. “Zbatimi me vendosmëri i 5 prioriteteve kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju”, shkruan ndër të tjera Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e urimit dërguar Ilir Metës.