MEK na dërgoi gishtat e prerë të mbështjellë në kuti dhuratë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i50918-mek_na_dërgoi_gishtat_e_prerë_të_mbështjellë_në_kuti_dhuratë
Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) që nga viti 1982 deri në vitin 1987, me veprime dhe sulme terroriste, ka vrarë me mijëra qytetarë të pafajshëm në rrugën e Teheranit dhe të qyteteve të tjera të Iranit.
(last modified 2025-09-04T21:16:49+00:00 )
May 15, 2017 15:00 Europe/Tirane
  • MEK na dërgoi gishtat e prerë të mbështjellë në kuti dhuratë

Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) që nga viti 1982 deri në vitin 1987, me veprime dhe sulme terroriste, ka vrarë me mijëra qytetarë të pafajshëm në rrugën e Teheranit dhe të qyteteve të tjera të Iranit.

Bisedë me familjen e martirit Ismail Muhamedi

Pjesëtarët e MEK ishin ata të cilët në vitin 1979 dhe 1980, kishin ndezur luftërat për ndarje territoriale në provincat e Kurdistanit, Azerbajxhanit dhe në provuincat turkmene e në qytete të tjera të Iranit. Ata në muajin Ramazan të vitit 1981, sulmuzan shtëpinë e një pjesëtari të forcave vullnetare popullore të Iranit dhe i prenë kokën e fëmijës së tij ulur në sofrën e iftarit. Krimi i vetëm i këtij personi ishte ky që ai ishte pjesëtar i forcave vullnetare dhe merrte pjesë në frontin e luftës mbrojtëse të Iranit kundër Irakut. Edhe një herë, në ceremoni dasme të martesës së djalit të një prej pjesëtarëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK), disa pjesëtarëve të forcave vullnetare të Iranit të cilët kryesisht ishin studentë myslimanë dhe revolucionarë, u prenë kokën në vend të kurbaneve përpara dhëndërrit dhe nuses. Organizata Muxhahedine Khalk përveç spiunazhit për Sadam Husejnin në luftën imponuese dhe krimeve të tjera që ka kryer ndaj popullit të Iranit si vrasja me armë zjarri e të plagosurve në spitale dhe vrasja e 72 personaliteteve ndër më të rëndësishmet e Revolucionit Islamik të Iranit, që nga viti 1981 e deri në fund të luftës Irak-Iran, pjesëtarët e kësaj organizate bredhnin në rrugë dhe vrisnin me mitraloz djemë e vjaza fetare pa ditur se kush janë ata. Ata hedhnin granata dore edhe në dyqane në të cilët vërenin se ndodhej fotografia e Imam Khomejnit. Torturat që kryenin pjesëtarët e Organizatës Muxhahedine Khalk ndaj forcave revolucionare ose pjesëtarëve të partive islamike revolucionare të Iranit, nuk janë bërë as nga agjentet ish-sigurimit shtetëror të SAVAK të regjimit mbretëror të Iranit!

Në vazhdim po shqyrtojmë një tjetër krim të Organizatës Muxhahedine Khalk.

Matir Ismail Muhamedi ka lindur më datë 21 mars 1971 në qytetin Arak në Iran. Ai ishte drejtor i zyrës së Gjykatës së Revolucionit Islamik në qytetin Amel dhe gjatë punës së tij në gjykatën e qytetit Amel, disa herë ishte kërcënuar me vrasje nga Organizata Muxhahedine Khalk dhe duke marrë parasysh përgjegjësinë në sistemin gjyqësor, ishte identifikuar dhe vëzhgohej çdo lëvizje e tij nga ekipet e terrorit të MEK.

Në prill të vitit 1985, ishte hera e fundit që Islamil Muhamedi shkoi në frontin e luftës. Baza e focave iraniane ku ndodhej edhe Ismail Muhamed pas disa viteve u sulmua nga pjesëtarët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk dhe Ismail Muhamed për tre ditë qëndroi i robëruar nga ky grup terrorist. Ismail Muhamed kishte lënë tastament se dëshiron që me fytyrë të gjakosur dhe me trup të copëtuar të takohet me Profetin e nderuar të islamit s.a.v.s. dhe me Imam Husejnin (a.s.)! Këshu edhe i ndodhi atij! Pjesëtarët e grupit terrorist Muxhahedine Khalk për çdo ditë duart e Ismail Muhamed i përvlonin me zift të nxehtë dhe trupin e tij e vendosnin në zift të nxehtë. Ata për çdo ditë i prenin dhe djegnin gishtat e Isamil Muhamedi dhe pastaj i mbështjellnin si dhuratë dhe i dërgonin familjes së tij. Ai më në fund më datë 29 gusht 1991, u martirizua nga grupi terrorist Muxhahedine Khalk.

Tekstin që do ta lexoni në vijim, përmban bisedën e fondacionit Habilian me bashkëshorten dhe djalin e martir Ismail Muhamedi:

"Ne ishim 7 motra dhe një vëlla. Babai im e donte Ismailin sikur të ishte djali i tij dhe thoshte: "Ismaili është djali im". Pas Islamilit, u martirizua edhe vëllai imë Sejed Abdulla Alavi Moghadam dhe tre vite më von humba edhe babanë dhe nënën.

Ishta muaji i shenjtë i Ramazanit në maj të vitit 1985, për shkak të kërcënimeve që bëheshin ndaj nesh nga ana e Organizatës Muxhahedine Khalk, shkova në shtëpinë e vjehrrit. Atë natë kisha një ndjenjë të çuditshme! Duku falë namazin më dukej se një zë vazhdimisht më thoshte: "Islamili u martirizua!". Tre herë e ndërpreva namazin. I tregova vjehrrit se çfarë më ndodhi gjatë namazit. Ai më tha: "Këndoji lutjet dhe mbështetu tek Zoti, e lusim Zotin që hiqet kjo bengosje!". Atë natë nuk më zuri gjumi deri në mëngjes. Në mëngjes u ktheva në shtëpinë time. Dy pjesëtarë të Gardës Revolucionare erdhën dhe më dhanë lajmin e martirizimit të burrit tim! Disa më parë kisha biseduar me telefon me bashkëshortin. Gjatë gjithë kohës porosite që përkujdesëm për fëmijët dhe për edukimin e tyre në mënyrë që fëmijët të jenë besimtarë dhe të ruajnë principet fetare. Porosiste gjithashtu edhe për mbajtjen e hixhabit dhe respektimin e fesë me përpikëri. Familja ishte çdo gjë e tij dhe pasi kishte kërkuar lejen time për të shkuar në frontin e luftës, çdo herë kur telefononte, më falënderonte për faktin se unë kisha dhënë pëlqimin që ai të shkojë në frontin e luftës. Ismail Muhamedi kishte edhe një gjel i cili ka tregim interesant! Ky gjel ishte përmalluar shumë për Ismail Muhamedin dhe kur vinte ndonjë letër nga Ismaili ose kur ai merrte në telefon, ky gjel hynte brenda në shtëpi dhe bënte zhurmë thuajse ishte i informuar për këto gjera! Shkurtimisht kur e sollën kufomën e Ismail Muhamed dhe e varrosën atë, ky gjel vdiq pranë varrit të tij dhe nëna e Ismailit e varrosi atë pranë varrit të Ismailit!

E vetmja rrugë që shoqëria t'i mbajë vlerat dhe kushtet e Revolucionit, është respektimi i gjakut të dëshmorëve. Unë mendoj që jeta dhe vepra e dëshmorëve, sot mund të jetë mësim për jetën tonë".