Këshilli Evropian kërkon nga Serbia ta njohë zyrtarisht gjenocidin ndaj myslimanëve
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i50990-këshilli_evropian_kërkon_nga_serbia_ta_njohë_zyrtarisht_gjenocidin_ndaj_myslimanëve
Këshilli i Evropës ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të njohë zyrtarisht gjenocidin kundër myslimanëve në Serbrenicë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 16, 2017 09:04 Europe/Tirane
  • Këshilli Evropian kërkon nga Serbia ta njohë zyrtarisht gjenocidin ndaj myslimanëve

Këshilli i Evropës ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të njohë zyrtarisht gjenocidin kundër myslimanëve në Serbrenicë.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Christian Ahlund, kryetari i komisionit për luftë kundër racizmit dhe urrejtjes në Këshillin e Evropës, ka shprehur shqetësime për përhapjen e racizmit dhe depërtimin e tij në Serbi dhe ka kërkuar nga qeveria e Serbisë që të njohë zyrtarisht vrasjen e myslimanëve të Serbrenicës në Bosnjë si një gjenocid. Christian Ahlund gjithashtu ka shprehur keqardhje për faktin se deri më tani asnjë prej funksionarëve të Beogradit këtë vrasje nuk e kanë njohur zyrtarisht si një gjenocid dhe kërkoi nga presidenti i Serbisë dhe nga kryetari i Parlamentit të këtij vendi që të paktën të kërkojnë faljeve për këtë vrasje.