Sigmar Gabriel: Nuk e kuptoj Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52450-sigmar_gabriel_nuk_e_kuptoj_serbinë
Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe financiare, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 04, 2017 15:59 Europe/Tirane
  • Sigmar Gabriel: Nuk e kuptoj Serbinë

Është e pakuptueshme dhe e papranueshme për mua, që shumica e popullatës në Serbi ende mendojnë, që Rusia u ofron ndihmë më të madhe financiare, tha ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel.

“Problemet kryesore të Ballkanit e kanë origjinën në vendet përkatëse: reformat e vonuara, korrupsioni, stagnimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike”, tha Gabriel. Ai theksoi se ndihmat që i ofrohen rajonit të Ballkanit nga Bashkimi Evropian duhen të kenë më shumë rezultate. “Unë nuk e kuptoj që, për shembull, që nga rruga e aeroportit për në qendër të Beogradit shoh reklama të mëdha dedikuar marrëdhënieve ruso-serbe, ndërsa nuk shihet e njëjta gjë për bashkëpunimin me BE-në”, shtoi ai. “Ne duhet t’i përshpejtojmë projektet e mëdha infrastrukturore, që janë ekonomikisht të domosdoshme dhe përmbajnë një simbolikë të fortë – si për shembull autostrada ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë”.