Vëllazëria sllave përgatiten për luftë?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52506-vëllazëria_sllave_përgatiten_për_luftë
Ushtria e Serbisë do të marrë pjesë në ushtrimin ushtarak trelateral “Vëllazëria Sllave 2017”, i cili do të mbahet nga 6 deri më 15 qershor në poligonin e Forcave të Armatosura të Bjellorusisë, njofton kanali televiziv katariot Aljazeera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 05, 2017 15:43 Europe/Tirane
  • Vëllazëria sllave përgatiten për luftë?

Ushtria e Serbisë do të marrë pjesë në ushtrimin ushtarak trelateral “Vëllazëria Sllave 2017”, i cili do të mbahet nga 6 deri më 15 qershor në poligonin e Forcave të Armatosura të Bjellorusisë, njofton kanali televiziv katariot Aljazeera.

Sipas këtij mediumi, vëllazëria sllave ka parashikuar ushtrimin e transportimit me mjetin luftarak për tejkalimin e barrierës ujore, ulje me parashutë, tejkalimi i pengesave ujore me mjete zbarkimi, zbritja me litar nga helikopteri si dhe të shtëna gjatë ditës dhe natës nga armatimi personal. Bashkëpunimi mes “vëllazërisë sllave” përfaqëson vazhdimin e bashkëpunimit në mes Njësive ajrore të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe Brigadës Speciale të Ushtrisë së Serbisë. Vitin e kaluar, ushtrimi trelateral “vëllazëria sllave” u realizua në territorin e Serbisë.