KQZ: të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52906-kqz_të_gjitha_vendvotimet_janë_hapur_me_kohë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për ditën e zgjedhjeve. Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 11, 2017 05:00 Europe/Tirane
  • KQZ: të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë për ditën e zgjedhjeve. Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Në të gjithë Kosovën numri i Qendrave të Votimit është 889 me gjithsejtë 2 mijë e 490 Vendvotime. Kryetarja Daka njoftoi se me kohë janë hapur të gjitha Vendvotimet. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Sipas Listës Përfundimtare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 1 milion e 872 mijë e 471 votues.

Sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të kenë mundësi për të votuar për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit. Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësues të trupave zgjedhore nga vendet e tjera. Në gjithë Kosovën do të hapen 889 qendra votimi me gjithsejtë 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesën e Policia dhe Prokuroria e shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja ka nënshkruar edhe memorandum bashkëpunimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për 120 vende për deputetë. KQZ ka bërë të ditur se rezultatet preliminare të zgjedhjeve, nuk do të vonohen, meqë është vetëm një fletëvotim dhe se numërimi do të jetë më i shpejt.