Përkujtohet martiri i parë iranian në luftën e Bosnjës dhe Hercegovinës
24 vjetori i martirizimit të Resul Hejdari, martirit të parë iranian gjatë luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës, u shënua gjatë një ceremonie të zhvilluar në prani të ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Sarajevë dhe funksionarëve lokalë në vendin e martirizimit të tij.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se në këtë ceremoni Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, deklaroi: "Siguria dhe qetësi e sotshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe liria e popullit të këtij vendi është rezultat i sakrificës dhe gjakut të shumë dëshmorëve si Resul Hejdari dhe shumë dëshmorëve të tjerë iranianë dhe i sakrificës së mijëra dëshmorëve boshnjakë". Në vazhdim të kësaj ceremonie u lexua edhe mesazhi i djalit të martirit Resul Hejdari, ndërsa funksionarët e pushtetit lokal dhe të bashkësisë islame të qytetit Kakanj të Bosnjës dhe Hercegovinës, vlerësuan sakrificën dhe flijimin e martirëve gjatë luftës së Bosnjës dhe Hercegovinës në përgjithësi dhe veprën flijuese të martir Resul Hejdari në veçanti. Të pranishmit shprehën nderimet e tyre pranë martirit Resul Hejdari dhe bashkëluftëtarit të tij Muhamed Avdiç. Vlen të theksohet se martir Resul Hejdari u vra gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitin 1993.