Mustafa: Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52996-mustafa_mbi_të_gjitha_mbizotëroi_zëri_i_kundërshtimit
Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 12, 2017 05:30 Europe/Tirane
  • Mustafa: Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit

Kryeministri në detyrë njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës.

Përmes Facebook-ut Mustafa ka thënë se qytetarët kanë dhënë vendimin përmes zërit të kundërshtimit.

Mustafa ka theksuar se partia e tij, e cila për herë të parë ka dalë e treta në zgjedhje, pas certifikimit të rezultateve  do të reflektojë mbi këto rezultate.

 Postimi i Mustafës

 Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit. LDK në ditët në vijim do të analizojë dhe vlerësojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të reflektojmë në interes të anëtarësisë dhe të qytetarëve.  Vendimin do ta marrim edhe me deputetët pas certifikimit të rezultateve si dhe me partnerët e koalicionit.  Falënderoj të gjithë ata që ia dhanë besimin koalicionit tonë dhe kandidatit për Kryeministër, prof, Avdullah Hotit, i cili bëri një fushatë dinjitoze në të gjitha fushat. IM