Serbia midis Rusisë dhe Amerikës, neutrale!
Korrik 20, 2017 16:23 Europe/Tirane
Kryeministrja e Serbisë ka theksuar në lidhje me çështjen e neutralitetit të qeverisë që drejton ajo sa i përket Rusisë dhe Amerikës.
Ana Brnabiç, kryeministre e Serbisë, në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se qeveria e Serbisë nuk mban anën e asnjërës, as Rusisë dhe as Amerikës. Brnabiç duke theksuar se qeveria serbe është duke bërë përpjekje për zhvillimin e mirëqenies dhe jetesës së popullit të saj, ka thënë se populli serb tradicionalisht dhe në aspektin fetar është i lidhur me Rusinë dhe ky vend është një treg i mirë për Serbinë.
Tags