Mogherini: Kriza arabe mund të zgjidhet me bisedime direkte
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i55964-mogherini_kriza_arabe_mund_të_zgjidhet_me_bisedime_direkte
Shefja e diplomacisë evropiane, ka kërkuar zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet mes vendeve arabe me anë të dialogut të drejtpërdrejtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2017 03:34 Europe/Tirane
  • Mogherini: Kriza arabe mund të zgjidhet me bisedime direkte

Shefja e diplomacisë evropiane, ka kërkuar zgjidhjen e krizës në marrëdhëniet mes vendeve arabe me anë të dialogut të drejtpërdrejtë.

Shefja e diplomacisë evropiane, dje ka shkuar në Kuvajt në përpjekje për zgjidhjen e krizës mes vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik. Gjatë vizitës në Kuvajt, Federika Mogherini u takua me disa autoritete të Kuvajtit. Shefja e diplomacisë evropiane ka shprehur mbështetjen e BE për përpjekjet e Kuvajtit në zgjidhjen e krizës mes vendeve arabe. Emiri i Kuvajtit ka thënë se ka për qëllim të ndërmjetësojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Katarit dhe disa vendeve arabe. Mirëpo ministri këshilltar për punë të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, pretendoi se përpjekjet e Kuvajtit për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës arabe, nuk do të sjellin rezultat pa ndryshimin e qasjes politike të Katarit. Vlen të theksohet se vendet arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet dhe kanë vendosur sanksione kundër Katarit prej 5 qershorit 2017.