Mbyten me dhjetëra emigrantë pranë brigjeve të Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i56946-mbyten_me_dhjetëra_emigrantë_pranë_brigjeve_të_jemenit
Me dhjetëra emigrantë nga Somalia dhe Etiopia janë mbytur në brigjet e Jemenit.
(last modified 2026-04-18T19:53:30+00:00 )
Gusht 10, 2017 02:18 Europe/Tirane
  • Mbyten me dhjetëra emigrantë pranë brigjeve të Jemenit

Me dhjetëra emigrantë nga Somalia dhe Etiopia janë mbytur në brigjet e Jemenit.

Sipas agjencisë Tarand të lajmeve, 120 emigrantë nga Somalia dhe Etiopia janë mbytur me një varkë në afërsi të brigjeve të Jemenit. Mosha mesatare e emigrantëve të mbytur ka qenë 16 vjeç. Olivia Headon, zëdhënëse e OKB për çështjet e emigracionit ka thënë se trupat e 29 emigrantëve afrikanë janë zbuluar në brigjet e Adenit ndërkohë që 22 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Personat që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie kanë thënë se trafikanti i ka detyruar ata që të hidhen në det. Dhuna e krijuar për shkak të politikave të vendeve perëndimore dhe në veçanti ato të Amerikës, është bërë shkak që shumë shtetas të Afrikës dhe Lindjes së Mesme të marrin rrugën e emigracionit drejt vendeve evropiane.