Protesta kundër Netanjahut në Izrael
Me mijëra sionistë janë ngritur në protesta kundër sabotimeve të sistemit gjyqësor në dosjen e korrupsionit të Beniamin Netanjahu, kryeministrit të regjimit sionist.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Palestinë Today sipas të cilës protestat janë organizuar përballë shtëpisë së Avihai Mandelblit, prokuror dhe këshilltar juridik në kabinetin qeveritar të kryeministrit të regjimi sionist Benaimin Netanjahu.
Mediat izraelite pohojnë se dënimi i Netanjahut është i sigurt dhe se hetimet e policisë izraelite kundër Netanjahut që akuzohet për korrupsion do të përfundojnë deri në fund të vitit. Pasi faza e hetimit të kryeministrit të regjimit për korrupsion financiar ka marrë përmasa serioze, anëtarë të partisë Likud kërkuan dorëheqjen e kryeministrit sionist Beniamin Netanjahu. Beniamin Netanjahu, përpara se sa të dëmtojë partinë Likud, duhet të japë dorëheqje nga posti i tij, është deklarata e lëshuar nga disa anëtarë të kësaj partie. Edhe pse një numër i vogël anëtarësh të Likud kanë mbështetur Netanjahun, mirëpo shumica e anëtarëve të kësaj partie kërkojnë dorëheqjen e tij përpara procesit gjyqësor që do të zhvillohet kundër Netanjahut.