Ushtria e Iranit sulmon me dronë tre baza amerikane në Kuvajt
-
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Në fazën e njëzet e tretë të Operacionit "Rrufeja", ushtria e Republikës Islamike të Iranit shënjestroi qendrat dhe njësitë e ushtrisë terroriste amerikane në bazat Doha, Ali Salem dhe Arifjan në Kuvajt me sulme të mëdha me dronë.
Sipas ParsToday, në fazën e njëzet e tretë të Operacionit "Rrufeja", të enjten, ushtria e Republikës Islamike të Iranit shënjestroi depot e municioneve dhe logjistikës të ushtrisë amerikane që vret fëmijë në bazën e Dohas, rezervuarët e karburantit në bazën Ali al-Salem dhe depon e municioneve në kampin Arifjan në Kuvajt me sulme masive nga dronët e saj shkatërrues.
Nga ana tjetër, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, në ndëshkim të ushtrisë amerikane fëmijëvrasëse dhe në përgjigje të agresioneve të përsëritura kundër territorit të Republikës Islamike të Iranit, shkatërruan një radar të sistemit amerikan të mbrojtjes me raketa THAAD të vendosur në Jordani me sulme të rrufeshme ndaj bazave amerikane.
Një sistem Patriot dhe një radar C-RAM u shënjestruan dhe u shkatërruan gjithashtu, ndërsa rezervuarët e karburantit të bazës amerikane u vunë në zjarr.
Thuhet se një depo e madhe pajisjesh për helikopterë dhe një hangar për riparimin dhe mirëmbajtjen e helikopterëve u vunë në zjarr dhe u shkatërruan.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip