Franca me mirëpritjen e monafekinëve, luan rolin e hipokritit dhe destabilizuesit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i57570-franca_me_mirëpritjen_e_monafekinëve_luan_rolin_e_hipokritit_dhe_destabilizuesit
Intervista e Fondacionit Habilian me dr. Sejed Hosein Mosavian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 20, 2017 22:26 Europe/Tirane
  • Franca me mirëpritjen e monafekinëve, luan rolin e hipokritit dhe destabilizuesit

Intervista e Fondacionit Habilian me dr. Sejed Hosein Mosavian.

Franca me mirëpritjen e monafekinëve, grup i cili nuk ka vend në asnjë shoqëri demokratike ose të civilizuar, po luan rolin e hipokritit dhe destabilizuesit. Organizata Monafekin është një organizatë krejtësisht e paligjshme që ekzistenca e saj tërësisht është e varur nga përkrahja e vendeve kundërshtare të Iranit.

Sipas uebsajtit analitik Habilian (Familja e dëshmorëve të terrorit), dr. Sejed Hosein Mosavian, specialist për çështje të sigurisë në LM dhe për politikat bërthamore në fakultetin për çështje sociale dhe ndërkombëtare Wodrow Wilson në Universitetin Princeton, në periudhën 1997-2005, ishte kryetar i Komitetit për marrëdhënie me jashtë në Këshillin për siguri kombëtare të RII, prej vitit 2003 deri në vitin 2005 ka qenë zëdhënës i grupit negociator në bisedimet bërthamore të Iranit dhe BE. Ai është autor i librit “Kriza bërthamore e Iranit, të pathënat e një diplomati”, botuar nga Fondacioni për paqe ndërkombëtare Carnegie, në qershor të vitit 2012. Mosavian doktoroi në Marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin Kent në Britani. Ai ka diplomuar në universitetin e Teheranit dhe ka përfunduar studimet postdiplomike në universitetin e Kalifornisë, Sacramento. Në një intervistë të shkurtër me Fondacionin Habilian, dr. Mosavian ka folur për situatën aktuale të organizimit të organizatës terroriste Monafekin.

Habilian: Natyra e Organizatës Monafekin, si një kult terrorist që  nga koha e krijimit të saj e deri më tani ka mbetur e pandryshuar, por gjatë këtyre viteve ka ndryshuar disa herë. Ata u ngritën si një grup guerilësh që luftuat imperializmin para Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, pastaj luftuar kundër qeverisë iraniane dhe mbështetën armiqtë e vendit, drejtuar qindra sulme terroriste dhe vranë mijëra qytetarë dhe funksionarë iranianë. Dhe tani ka një kohë që ata po e paraqesin veten si zëvendësues politike të qeverisë së zgjedhur dhe popullore të Iranit. Disa politikanë perëndimor mbështesin hapur mbulimin e ri të Organizatës Monafekin. A mendoni se me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, do të ketë ndryshime strategjike në pikëpamjen e SHBA ndaj Organizatës Monafekin? A është e mundur që administrata amerikane të arrijë një marrëveshje mbi mbështetjen e dukshme të një grupi si është Monafekin? Si është gjendja me BE? Ju lutemi të jepni pikëpamjen tuaj?

Mosavian: Duke pasur parasysh politikën e ndryshimit të regjimit të Trump përballë Iranit, kundërshtarët e qeverisë iraniane për të fituar simpatinë e Shtëpisë së Bardhë, kanë rrëmbyer njëri-tjetrin. Në të njëjtën kohë me Reza Pahlavin i cili i shkroi një letër Trumpit dhe zhvilloi një intervistë me Institutin informativ ‘Breitbart News’, e drejtoi Organizatën Monafekin me mbulimet kundër Iranit dhe e bëri përkrahës të Trump dhe ndoqi intensivisht përpjekjet promovuese të tij në Capital Hill. Në tubimin e fundit të Organizatës Moxhahedin Khalk në Paris, ishin të pranishëm aleatët e Trump dhe mbështetësit e vjetër të Moxhahedin Khalk, Nut Gingrich dhe Rudi Juliani. Mbetet e paqartë nëse qeveria Trump i mbështet qartë këto grupe, por ata mund të luajnë një rol në politikën e ndryshimit të regjimit të qeverisë amerikane, ose ndoshta në deklaratën e Rex Tillerson se Shtetet e Bashkuara duhet të krijojnë një "ndryshim paqësor",  bazohet në "elementët brenda Iranit". Në Evropë, pavarësisht nga ndikimi i MEK  mes disa anëtarëve të Parlamentit Europian, BE ende mbështet fuqimisht Iranin, duke pasur parasysh prezencën e Federica Mogherini në ceremoninë e inaugurimit të presidentit iranian. Rrotullimi i papritur i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e tij për një grup si MEK janë shumë të pamundura, veçanërisht në lidhje me interesat e tyre ekonomike, përveç nëse Shtetet e Bashkuara kanë bërë një ndryshim strategjik në pikëpamjen e tyre për MEK dhe për t’a afruar Evropën më pranë tyre, ata do të imponojnë një presion të madh ndaj tyre, siç janë sanksionet sekondare.

Habilian: Cila është pikëpamja e ekspertëve të sigurisë rreth grupeve si MEK, në aspektin e sigurisë globale? Çfarë e ardhme politike mund të imagjinohet për grupin Monafekin?

Mosavian: Bazuar në një numër të madh studimesh të pavarura, duke përfshirë studimet nga institutet kërkimore amerikane si Instituti RAND, MEK është një organizatë krejtësisht e paligjshme, ekzistenca e së cilës është tërësisht e varur nga mbështetja e kundërshtarëve të Iranit. E ardhmja e saj varet vetëm nga zbatimi i urdhrave të aleatëve, që është kryesisht Arabia Saudite.

Habilian: Arabia Saudite duket se është bashkuar me përkrahësit e MEK. A mundet lidhja ndërmjet MEK dhe sauditëve të përkeqësoj situatën e sigurisë në LM?

Mosavian: Pranimi i MEK nga Arabia Saudite tregon kuptimin e situatës së tyre të dobët karshi Iranit dhe politikave të tij. Ata me mbështetjen e Organizatës Monafekin, nuk do të fitojnë asgjë dhe nuk do të kenë asnjë ndikim kundër Iranit, nëse ata kanë një motiv të tillë, vetëm sa do të rrisin urrejtjen e popullit iranian ndaj tyre dhe si rezultat do të vështirësojnë kushtet për krijimin e një diplomacie të suksesshme iraniano-saudite.

Habilian: A do të shtojnë edhe më shumë tensionet midis Iranit dhe boshtit saudit avancimet ushtarake të fundit të Iranit dhe aleatëve të tij në rajon? Sidomos me ardhjen e menjëhershme të princit të ri të kurorës, Mohamed bin Selman. A mundet sauditët të mbështeten në përvojën e Monafekin për kryerjen e akteve terroriste në vend, në mënyrë që të dëmtojnë sigurinë kombëtare të Iranit?

Mosavian: Ajo që qeveritë e Sirisë dhe Irakut kanë marrë nën kontroll territoret e tyre, duhet t’i bindin udhëheqësit sauditë se përpjekjet e tyre për të shkatërruar këto shtete kanë dështuar. Tani që Mohamed bin Selman është vendosur të jetë princ i ri i kurorës, do të ishte mençuri dhënia fund e aventurave të huaja që kanë rrënuar vendin e tij dhe t’i jep fund kostove të mëdha  dhe të ndjekë rrugën diplomatike.

Habilian: Qeveria e re franceze duket të jetë e gatshme të krijojë marrëdhënie të mira ekonomike dhe politike me Iranin, nga ana tjetër, lejon një grup të urryer, siç është MEK që të bëjë thirrje për përmbysjen e qeverisë legjitime dhe popullore të vendit. Si mund të justifikojë qeveria franceze këto politika kontradiktore?

Mosavian: Franca me mirëpritjen e Organizatës Moxhahedin-e Khalk (Monafekin), grup i cili nuk i përket asnjë shoqërie demokratike dhe të civilizuar, luan rolin e hipokritit dhe destabilizuesit. Nëse Franca dëshiron të të tregojë se është serioz në vendimin e saj për të përmirësuar marrëdhëniet politike dhe ekonomike me Iranin, është e nevojshme që të parandalohet ky grup të veprojë në territorin e saj.