Austria: Ballkani të futet në boshtin e BE
Ministri i jashtëm i Austrisë, pasi vuri në dukje lëvizjet e përshpejtuara të Turqisë dhe Rusisë në Ballkan, ka kërkuar që ky rajon të futet sa më shpejt në boshtin e BE.
Sebastian Kurz pak para samitit të Durrësit, kërkoi të përshpejtohet procesin për afrimin e rajonit të Ballkanit me BE-në. Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë një takim joformal në Durrës. Diskutimet do të zhvillohen në datën 26 gusht dhe temë pritet të jetë bashkëpunimi i vendet për integrimin në Bashkimin Evropian por dhe për rritjen ekonomike. Pjesëmarrës në këtë takim do të jetë dhe komisionari Johannes Hahn. Po ashtu mësohet se dhe kryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Siril Miler do të jetë pjesë e bisedimeve. Takimi vjen vetëm pak kohë nga Samiti i Triestes ku palët firmosën një sërë marrëveshjes bashkëpunimi ku në qendër ka qenë zhvillimi ekonomik.