Delegacioni parlamentar iranian takohet me zv/kryetarin e parlamentit të Bosnjës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i58200-delegacioni_parlamentar_iranian_takohet_me_zv_kryetarin_e_parlamentit_të_bosnjës
Anëtarë të parlamentit islamik të Iranit janë takuar me Sefat Pujeic zv/kryetar i parlamentit të Bosnje Hercegovinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2017 05:27 Europe/Tirane
  • Delegacioni parlamentar iranian takohet me zv/kryetarin e parlamentit të Bosnjës

Anëtarë të parlamentit islamik të Iranit janë takuar me Sefat Pujeic zv/kryetar i parlamentit të Bosnje Hercegovinës.

Delegacioni parlamentar iranian është kryesuar nga Ali’reza Bejgi i cili gjatë vizitës në Sarajevë dhe takimit me zv/kryetarin e parlamentit të Bosnjës diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe. Në këtë takim z. Bejgi tha: Irani dhe Bosnja kanë një bashkëpunim të mirë parlamentar në hartimin e kushtetutës, politikat e brendshme dhe sigurisë publike. Kreu i delegacionit parlamentar të Iranit theksoi domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimeve parlamentare të Iranit dhe Bosnjës dhe theksoi për shfrytëzimin e eksperiencave dypalëshe. Nga ana e tij zv/kryetari i parlamentit të Bosnjës, pas takimit me delegacionin parlamentar të Iranit, tha se Irani është vend mik dhe vëlla i Bosnjës dhe shtoi se të dy vendet kanë kapacitetet të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral. Ai gjithashtu për vendosjen e sigurisë në nivel botëror, e konsideroi të domosdoshëm bashkëpunimin mes vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.