Përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre
(last modified Fri, 01 Sep 2017 07:05:58 GMT )
Shtator 01, 2017 09:05 Europe/Tirane
  • Përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre

Ditën e enjte, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre dhe për të çuar përpara negociatat e kompromisit, Alexandër Vucic dhe Hashim Thaci, me ndërmjetësimin e Federika Mogherini, kanë mbajtur një takim mes tyre.

Temë e bisedës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e djeshëm në Bruksel me homologun e tij serb, Alexandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikat e Jashtme dhe Sigurinë, ka qenë vazhdimi i dialogut mes palëve si dhe zbatimi i marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord më herët. Duke folur për gazetarët pas takimit si Thaçi ashtu edhe Vuçiç, thanë se janë pajtuar që të shpeshtohen takimet e tilla, duke theksuar se “të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja”. “Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës”, tha Mogherini. Thaçi tha se nuk ndërhyn në debatet e brendshme në Serbi, porse pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial “janë çështje të përfunduara dhe të pakthyeshme”. “Çdo marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve do të jetë në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës”, tha Thaçi. Takimi i sotëm vjen pas atij të 3 korrikut, në të cilin Thaçi dhe Vuçiç kanë thënë se kanë rënë dakord që bisedimet të hyjnë në një periudhë të re, për të trajtuar çështje përtej atyre teknike. Thaçi atëherë ka shprehur bindjen se kjo periudhë e re do të çojë në pajtimin e dy vendeve dhe do t’i hapë rrugë së ardhmes evropiane. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.Normalizimi është kusht për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian. Me procesin e deritashëm, Kosova ka siguruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në bllok.Vuçiç po ashtu ka paralajmëruar hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën, me qëllim që t’i jepet fund, siç ka thënë ai, “qasjes mitike” ndaj saj.Takimi vjen në një kohë kur Prishtina dhe Beogradi kanë pranuar që të vijojnë diskutimet në nivel presidencial për të hedhur një hap të ri në raportet mes tyre, ndonëse ka ende një sërë paqartësish për konkluzionin në të cilin do të mbërrihet përfundimisht. Mëngjesi jo-formal është mbajtur në godinën e Shërbimit Evropian për Veprime të Jashtme, ndërsa pritet ende të shihet nëse do të ketë prononcime nga dy krerët e shteteve pas përfundimit të bisedës. Takimi është lakuar si pikënisja e një faze të re të dialogut mes dy vendeve.

 

Tags