Marrëdhëniet Serbi-Maqedoni ende i ngacmon çështja e Kosovës
Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Serbisë u qetësuan me reagimin e shërbimeve diplomatike të të dy vendeve pas tensionimit të diplomatëve serb dhe ikjes nga Maqedonia.
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një bisedë nëpërmjet telefonit u dakorduan që në të ardhmen do të veprojnë si fqinjë të mirë. Në opinion arsyeja kryesore për këtë ftohje marrëdhëniesh ishte ”kontributi i Maqedonisë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.” Edhe pse dy shtetet u pajtuan, por dilema rreth Kosovës ngelet aty, shkruan Reuters nga Serbia. ”Plagë” e pashërueshme për autoritetet serbe është njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Maqedonia. Maqedonia është në dilemë të madhe, të plotësojë kapriçot e fqinjëve apo të kënaqë kërkesat e popullatës shtetformuese në vend, pra shqiptarëve që sipas Reuters, janë një e treta e popullit prej 2.1 milionë banorë. Përndryshe, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore janë kusht për Maqedoninë, Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë që të hapërojnë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.