Qeveria e re e Kosovës pas tre muajsh
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i58469-qeveria_e_re_e_kosovës_pas_tre_muajsh
Kur kanë kaluar tre muaj nga organizimi i zgjedhjeve në Kosovë, më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit. Pas disa ditësh, presidenti Hashim Thaci ka mandatuar z. Ramush Haradinaj në postin e kryeministrit dhe t’i kërkojë atij krijimin e qeverisë së re. Koalicion PAN dhe AKR kanë arritur një marrëveshje me Listën Serbe për bashkëqeverisje, duke ndarë edhe dikasteret.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 07, 2017 02:29 Europe/Tirane
  • Qeveria e re e Kosovës pas tre muajsh

Kur kanë kaluar tre muaj nga organizimi i zgjedhjeve në Kosovë, më në fund është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit. Pas disa ditësh, presidenti Hashim Thaci ka mandatuar z. Ramush Haradinaj në postin e kryeministrit dhe t’i kërkojë atij krijimin e qeverisë së re. Koalicion PAN dhe AKR kanë arritur një marrëveshje me Listën Serbe për bashkëqeverisje, duke ndarë edhe dikasteret.

Sipas marrëveshjes AKR ka hequr dorë nga drejtimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila do t’i takojë Listës Serbe. Ky koalicion dhe  Lista Serbe kërkojnë që nesër të mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. “Po shpresojmë që ajo do të thirret nesër për në orën 10:00 sepse marrëveshja është finalizuar”, ka thënë një zyrtar i lartë i PAN-it, shkruan Indeksonline. Lista Serbe ishte e gatshme që të jetë partner konstruktiv në institucionet e ardhshme të Kosovës dhe të punojë për përparimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, e në veçanti të serbëve në hapësirën e Kosovës. Igor Simiç, deputet i Listës Serbe dhe zëdhënës i këtij subjekti politik , thotë se para se të arrihej çfarëdo marrëveshje me subjektet politike shqiptare, Lista Serbe u konsulua me Qeverinë në Beograd dhe me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Simiç thotë se Lista Serbe mirëpret arritjen e marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN dhe forimimi i institucioneve të reja duhet të realizohet sa më parë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e koalicionit PAN, kanë theksuar se janë koordinuar me Listën Serbe për marrëveshjen lidhur me formimin e Qeverisë së re, por ata nuk kanë dhënë detaje se mbi cilat kushte synohet një marrëveshje e tillë. I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë se ka biseduar me Listën Serbe. Ndërkaq, lidhur me kushtet e kësaj të fundit, ai ka thënë se ato janë të njëjtat që kanë qenë edhe në mandatin e kaluar legjislativ dhe ekzekutiv. “Ju i mbani mend nga seancat paraprake pozicionet e tyre. Pra, nuk ka ndonjë ndryshim”, ka thënë Haradinaj. Më herët Igor Simiç ka thënë se Lista Serbe do të jetë e hapur për bisedime pasi të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe pasi të mësohet emri i të mandatuarit për Kryeministër. Lista Serbe e ka prezantuar programin e saj dhe për të ka marrë mbështetjen e qytetarëve. Kushdo që dëshiron të bisedojë me Listën Serbe duhet të tregojë respekt ndaj interesave të popullit serb në hapësirën e Kosovës, por edhe ndaj nesh si përfaqësues të serbëve”, ka thënë Simiç. Bisedimet e përfaqësuesve të koalicionit PAN me Listën Serbe vazhduan deri në arritjen e rezultatit konkret për marrëveshje bashkëqeverisëse. Përfaqësues nga koalicioni fitues i zgjedhjeve në Kosovë, PAN, bëjnë me dije se Parlamenti do të konstituohet brenda kësaj jave e po ashtu do të votohet edhe qeveria “Haradinaj”. Seanca e Kuvendit mund të mbahet ditën e nesërme, ndërkohë që një ditë më pas, do të votohet edhe ekzekutivi i ri. Koalicionit PAN së fundmi ju bashkua edhe partia Aleanca për Kosovën e Re, gjë që mundëson zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri dhe votimin e qeverisë së re. Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci ka bërë të ditur se ende pret një përgjigje nga PAN-i për caktimin e seancës së ardhshme, edhe pse këta të fundit ende nuk kanë konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e saj. Sakaq, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja kanë deklaruar se qeveria e ardhshme e krijuar nga koalicioni PAN nuk do të jetë jetëgjatë. Sipas tyre qeveria e re do të drejtohet në këtë mënyrë nga Beogradi. Kujtojmë se seanca për konstituimin e qeverisë së re në Kosovë ka dështuar 6 herë dhe kjo e çoi vendin në pragun e një krize institucionale. As Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk parashikonte një afat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.