Në Shqipëri organizohet ceremoni për manifestimin e festës së Ghadirit
(last modified Sun, 10 Sep 2017 06:54:22 GMT )
Shtator 10, 2017 08:54 Europe/Tirane
  • Në Shqipëri organizohet ceremoni për manifestimin e festës së Ghadirit

Ceremonia për manifestimin e festës së Ghadirit u organizua të shtunën në mbrëmje nga ambasada dhe konsulli kulturor i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë ceremoni ishin të pranishëm myslimanët shiitë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) dhe nxënësit e Kolegjit Sa'adi, Fondacionit Rumi dhe shehu i Tarikatit Halvetije nga qyteti i Durrësit. Gjatë këtij manifestimi u nderua pozita e lartë e Imam Aliut (a.s.) si imami i parë pas Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..  Gholamhossein Mohammadnia, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri në këtë ceremoni pasi uroi festën e Ghadirit, tha se kjo ditë është dita e imametit dhe udhëzimit të njerëzimit dhe uroi që të gjithë myslimanët shiitë dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) të ecin para në rrugën e së vërtetës dhe të drejtës. Sejed Ahmed Husejni Alest, konsulli kulturor i Iranit në Tiran, në këtë ceremoni vuri në dukje ajetet kur'anore që i janë shpallur Hazretit Muhamed s.a.v.s. në ditën e Ghadirit dhe shpjegoi karakteristikat dhe pozitën e lartë të personalitetit të Imam Aliut (a.s.).

Tags